Kryetari i Komunës së Podujevës, gjatë ditës së sotme e ka pritur presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës me të cilin kanë biseduar për futbollin dhe zhvillimet në të.
Bulliqi i ka shpalosur projektet dhe punët që po i bënë komuna në të mirë të futbollit në këtë komunë, ndërkohë që z. Ademi ka shprehur zotimin e tij që federata të shtrije edhe më shumë investimet e saja në komunën e Podujevës, sikurse edhe në cdo komunë tjetër.

Potimi i plotë i z. Bulliqi: 

Sot kam pritur në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe zv-kryetarin Agim Dibrani.
Në këtë takim e njoftova kryetarin Ademi për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Podujevës, projektet dhe nismat e ndërrmara me qëllim të ndërtimit të një standardi të ri qeverisës.
Po ashtu, kam prezantuar projektet dhe investimet që Komuna po bënë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në Komunën e Podujevës.
Ne ramë dakord që ekzekutivi lokal të gjej hapësira të përshtatshme për t’i krijuar mundësi FFK-së për investime në infrastrukturë sportive në Komunën e Podujevës dhe të nisim rrugë të përbashkët të bashkëpunimit në krijimin e hapësirave te reja për futbollistët llapjanë.

SHPËRNDAJE