Ekipi kombëtarë i futbollit të femrave të Kosovës sot ka udhëtuar për në Shkup, ku atje pritet t’i zhvillojë dy miqësore kundër Maqedonisë së Veriut më 8 dhe 11 prill.

“Dardanet” nisjen për në Shkup e kanë bërë duke u grumbulluar pranë zyrave të Federatës së Futbollit të Kosovë, ku janë përcjellë nga sekretari i sajë z. Erroll Salihu.

Salihu iu ka uruar sukses vashave të kombëtares tonë derisa është shprehur optimist për rezultat pozitiv. Vlenë të theksohet se përveq dy vajzave që luajn në kampionate jashtë vendit, të gjitha të tjerat janë pjesë e kampionatit vendor, çka meriton çdo rrespekt.

SHPËRNDAJE