derlllSaliman Barci (pictured above) — who now claims he is innocent — is using human rights law to avoid being deported to his homeland, where he has already been convicted of killing two men

 

Prestigjiozja britanike Daily Mail ka bërë një reportazhë të gjatë duke marrë shembullin e dy familjeve të ndryshme: njëra kanadeze dhe tjetra shqiptare.

“Familja nga Kanada jeton prej tetë vitesh në Skoci, në vendin e bukur të Laggan ku xhirohet edhe filmi i BBC, Monarch of the Glen. Bëhet fjalë për Jason dhe Christy Zielsdorf të cilët kanë investuar plot 200.000 funta për hapjen e bizneseve të tyre,” përcjell botasot.info. Megjithatë ata sëbashku me fëmijët janë përpara dëbimit për në vendlindje.

Krimi i tyre? Në vend të punësimit të dy punëtorëve me orar të plotë, ata kishin paraqitur vetëm një – një detaj i parëndësishëm për ju që e lexoni këtë artikull, por që Home Office nuk mund ta falë. Ngjarja ka ndodhur në shkurt 2016, duke i dhënë katër muaj afat për ankesë dhe më pas duhet të largohet nga Skocia me biletë njëdrejtimëshe. Familja kanadeze s’mund ta pranojë të shesë biznesit dhe të vendosë paratë në bankë, pasi ata mund të anulohen! Pasaportat u janë sekuestruar. Ngjashëm ka ndodhur edhe me një familje nga Australia, që për arsye byrokratike duhet të dëbohet.

 

”Legjenda shqiptare”

delyyAq larg, aq e pakuptueshme. 5000 kilometra më tej në Westminster Magistrates’ Court, jeton një legjendë shqiptare që ka vrarë dy persona dhe gruaja e tij është ankuar se e ka kërcënuer me vdekje. Megjithatë ai jeton legalisht në Britaninë e Madhe. Saliman Barci përdor ligjet e të Drejtave të Njeriut për të mos u dëbuar në trojet shqiptare. Ai si refugjat nga Kosova mori pasaportën britanike dhe mori një apartament katërdhomëshe nga qeveria si dhe 2000 funta në muaj- e gjithë kjo që të “shiste më pak” kokainë në Londër.

Kjo ka shqetësuar familjen kanadeze që flasin të njëjtën gjuhë, njohin të njëjtë mbretëreshë, por nuk gëzon të drejtën të qëndrojë në Skoci, për dallim nga shqiptari që është edhe vrasës dhe vjen nga një shtet me kulturë krejt tjetër.

Nuk është vetëm Saliman Barci. 5 nga 18 shqiptarët të cilët ishin duke u mbytyr në kanalin e La Manshit javën e kaluar, tani kanë aplikuar për azil. Ngjashëm ka ndodhur edhe me terroristin e Al Kaidës, Baghdad Meziane, i cili pasi u dënua 11 vjet për mbështetje financiare të terrorizmit nuk u dëbua në Algjeri. Preteksti ishte se shkeleshin të Drejtat e Njeriut. Raste të ngjashme ka edhe me irakenë të cilët kanë përdhunuar vajza minorene, por që nuk janë dëbuar.

Familja kanadeze që ka studiuar e punuar prej 2001 në Skoci ka shpresën e fundit. “Dua ta apeloj çështjen te mbretëresha. Si kanadez, ne jemi pjesë të saj gjithashtu.” Ajo mund të vendosë për të drejtat e tij njerëzore dhe të fitojë atë që e ka legjenda shqiptare i dy vrasjeve; që për të mos mbaruar këtu është kërkuar të ekstradohet edhe nga ministri i drejtësisë shqiptare. Por legjenda jeton në mes të Londrës./Bota sot

SHPËRNDAJE