Preshevë, 30 prill -Pas deklaratave “bombë” te kryterait te krahinës së Preshevës Jonuz Musliut ne agjencine e lajmeve “Preshevas Jonë” se “bashkimi i Shqiperise me Kosovën i pakuptime pa Preshevën” dhe se “bashkimi i Lugines me Kosoven, nuk do te thote Shqiperi e Madhe pa Nishin” ka cuar peshte Serbinë dhe ish-drejori i SHP te UCPMB-së Musliu eshte bëre “patate e nxehte” as, as…

 

Deklaratat “bombë” të Musliut dridhin Serbinë. Arrestimi i Musliut për Beogradin “đavol i polo” do t’i kushtonte

Gazetat më të zëshme në Serbi: “Blic”, “Kurir” dhe “Alo”, në numrat e tyre festiv, para 1 Majit, kanë publikuar deklaratën e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, me vlerësimin se “shteti mund ta arrestoj Jonuz Musliun, për shkak kërcënimeve të tij, ngase do të shkaktonte dëme të tjera!”. (“Dačić izjavio je da bi država mogla da uhapsi Jonuza Musliua zbog pretnji, jer može da izazove dodatnu štetu”), trasnmerton aghejncia e lajemeve “Persheva Jonë”

“Për atë që thotë Musliu, në çdo vend të botës, do të merrte ftesë nga prokuroria”, thotë i zemëruar Ministri Daçiq.

“Por, Kryeministri (Aleksandër Vuçiq), vazhdimisht thekson se duhet të jemi të vëmendshëm për të mos shkaktuar dëme shtesë, apo nga Musliu – flijim, kjo është arsyeja e vetme pse nuk ndodh kjo. Ky nuk është një reflektim i dobësisë sonë, por një fuqi dhe maturi për të kontrolluar situatën ” ka shtuar shefi i diplomacise serbe  Daçiq.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu, pat thënë para tre ditësh se territori i Luginës së Preshevës “kërkon çlirim”, dhe se kryetari i tij, nuk është Aleksandër Vuçiq, por Edi Rama.

Ajo, që më shumë i acaroi dhe i nxiti zyrtarët e Serbisë të reagojnë fuqishëm ndaj Jonuz Musliut, prijësit nacional të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ishte deklarata e tij për agjencine e lajmeve “Persheva Jonë” rreth idesë për bashkimin kombëtar se “serbët duhet të jenë mirënjohës, që nuk po e kërkojmë edhe Nishin!”

SHPËRNDAJE