Cristiano Ronaldo me të mbërritur më Madrid ka marrë një lajm paksa shqetësues nga vendlindja e tij. Ylli i Real Madridit, ditë më parë kishte përuruar hapjen e një diskoteke në një nga ishujt e Portugalisë, përkatësisht ishullin Algarve.

Por “jetëgjatësia” e diskotekës së Ronaldos doli të jetë e shkurt. Diskoteka e quajtur “Seven7” e frymëzuar nga nofka e tij “CR7”, është mbyllur pas 20 ditë pune.

Shoqata e Klubeve të Natës e njohur si ADSA në Portugali i’a ka futur dryrin diskotekës së Ronaldos me arsyetimin se nuk ka fituar leje pune për këtë dhe se muzika e madhe që është dëgjuar atje është shqetësim për pushuesit atje.

Ronaldo nuk do të lejohet të kthehet në Portugali për të zgjidhur këtë problem kështu që këtë punë i’a ka lënë vëllaut të tij Jose Pereir.

SHPËRNDAJE