By Çerkin H. P E C I

Pushteti &Tradhetia:
1.- Zaednica
2.- Demarkacioni
3.- muri i ndarjes
4.- treni me ikona fashiste
5.- burosja. Ish kryeministrit Ramush Haredinit nga ispektori miku i hashim thaqit sherbimi sekret i thaqit, Serbisë e Frances…

E kupola e krim tradhtisë

E kupola e krim tradhtisë

NDERRIM TERRITORESH SHIH NGA PISHPIRIK Ankademik Rexhep Çosja me ushqim te takimit tradhetar

ne takimin ilegal kundër krejt kombit shqiptar

APO TRADHETI E HAPUR ANTI SHQIPTARE

e HASHIM THAQIT E ISA MUSTAFAIT

Qe po zhvillohet sot e nesër…

NUK PRANOHET NGA KOMBI AS POPULLI SHQIPTAR

DAKORD

***

***
JO SHKËMBIM TERRITORESH SHQIPTARE-SHQIPTARE ME SERBINË!

Kjo çështje kështu është përmendur kuleareve të ndryshme, prej analistësh turlifare, por kësaj here propozimi i tillë nga akademik Rexhep Qosja shqetëson.

Profesori rrëshqet në këtë farë akulli politik për shumë arsye:

1.Këto dy territore, de facto, janë pjesë të Kosovës. Pra, jo vetëm Kosova Veriore, por edhe Kosova Lindore / Presheva, Medvegja dhe Bujanoci/.

Këto tri qytete deri më 1956 ishin pjesë e Kosovës, atëherë kur Tito me një farë dekreti, pa bazë kushtetuese ia aneksoi Serbisë.

2. Kosova Veriore nuk është pjesë e vogël dhe as e banuar vetëm prej serbëve, siç e quan z. Qosja.

3. Kjo pjesë veriore e Kosovës paraqet begatinë kryesore minerare dhe ujore të Kosovës /”Trepça” dhe Ujmani/, për çka edhe Serbia është e interesuar t’i sigurojë si prona të saj.

Pra ekonomikisht tejet e dëmshme për Kosovën.

4. Politikisht e pabazuar që ne t’i ofrojmë Serbisë territoret tona, sepse, së pari jep me kuptua se na i paskemi mbetur borxh Serbisë dhe se qenkemi të pa aftë t’i zotërojmë trojet tona.

5. Historikisht krejtësisht e pavend sepse:
-deri me Paqen e Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit këto ishin trojet tona të padiskutueshme, deri te Molla e Kuqe /te Nishi/ gjurmët e të cilave vërtetohen edhe me tapitë e shqiptarëve që edhe sot janë gjallë, qoftë në Kosovë, qoftë në Turqi dhe gjetiu; – dhe se, sot e atë ditë shqiptarët e përzënë nga Serbia kurrë nuk kanë hekë dorë nga ato troje të veta.

6. Kur ne ia dhëmë “vullnetarisht” këto troje tona Serbisë, siç pretendon Qosja, atëherë merr shkas Serbia ta ngjalli tezen e vet të ngjalljes së idesë për përtërirjen e Serbisë së Madhe /Serbisë Jugore/, madje deri në Adriatik, ku është synimi i saj, i mbështetur nga hegjemonizmi strategjik-ushtarak i Rusisë.

7. Një pajtim i tillë, jep me kuptue , madje, se na kemi besim në Serbinë që ajo nuk do të kërkojë më tej trojet tona, gjë që ësht jasht çdo logjike.

Serbisë ia jep gishtin, ajo ta kap dorën.

8. Kështu tregohemi servil ndaj Serbisë, duke e bindur Serbinë se shqiptarët kanë marrur tisk nga Lufta e fundit dhe nuk janë më në gjendje të sakrifikojnë për Atdheun e tyre, Kosovën.

9. Kështu siç propozon Qosja,Serbia natyrisht bindet se shqiptarët kanë humbur besimin në mbështetjen e miqve të tyre për mbrojtjen e Kosovës.

10. Kështu shkelim gjakun e dëshmorëve ndër shekuj për liri e Atdhe, si dhe përpjekjet dhe vuajtjet për trojet tona.

11. Kështu, pra gjunjëzohemi, si të paideal para apetiteve serbe ndaj tokave tona shekullore.
Petro Nini Luarasi, që aso kohe jep aksiomën: Edhe 99 herë në rënçim, do të ngritemi të 100-tën herë.
Pra edhe 99 herë të na pushtojë Serbia ne duhet të ngritemi qoftë edhe të 100 -tën herë!

Dhe së fundi, fuqitë Perendimore, në krye me SHBA-të, jo nga dashuria, por nga strategjia politike ushtarake e tyre, janë në anën tonë, sepse nuk u konvenon të depërtojë Serbo-Rusia në Mediteran, që është qëllimi i parë dhe i fundit i tyre!

Çerkin H. P E C I

22.01.2017

SHPËRNDAJE