Gjate dites se sotme, ne shkollen fillore “Selami Hallaçi” qendroi kryetari i komunes se Gjilanit, z. Lutfi Haziri i cili u prit nga filloristet qe po fillonin rrugetimin e tyre shkollore per here te pare, e qe per kete gjenerate po fillon nje muaj me vonese.

Te entuziazmuar me prezencen e te parit te komunes, femijet nen organizimin e mesuesve dhe drejtorise se shkolles i kishin organizuar nje pritje te ngrohte kryetari Haziri, me c’rast e falemnderuan si kryetarin e komunes, ashtu edhe drejtorin e arsimit per mundesimin e vijimit te mesimit sipas opsionit primar, pra me prezence fizike ne objektin shkollore, per cka i kishte marre malli me se shumti nxenesit.

Ne anen tjeter, derisa po i ofronin mikpritje te ngrohte kryetarit Haziri, femijet po merrnin fotografi me te parin e komunes si kujtim per diten e pare te shkolles, por, kishte edhe nga ata nxenes qe kishin kerkesa apo “histori” per t’i treguar kryetarit Haziri. I tille ishte ky moment ne fotografi ku shihet nje shtatvjecare i cili i kerkon z. Haziri qe t’i ofrohet ne gjatesine e tije ne menyre qe t’i tregoj dicka “privatisht” kryetarit, cka ne fund e beri te qeshe z. Haziri.


Ne do te provojme ta marrim nje shpjegim nga z. Haziri ne lidhje me ate moment, se cka i tha voglushi, a mos e paralajmroi z. Haziri se ne te ardhmen, ai çun do ta pasoje ne ulesen e te parit te komunes.

Mbetet te shihet…!

SHPËRNDAJE