Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka nisur fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shprehur ngushëllime për vdekjen e ambasadorit rus, Vitali Çurkin.

Më pas ajo ia ka numëruar presidentit serb, Tomislal Nikoliq, krimet e luftës të kryera në Kosovë, në veçanti ato në qytetin e Gjakovës.

“Të gjitha vuajtjet që janë bërë ndaj kosovarëve, vrasjet dhe tjera nuk na kanë penguar në ndjekjen e fatit tonë”.

“Humaniteti është i aftë për realizimin e mrekullive. Koha ka ardhur që të ecim përpara. Duke dëgjuar rrëfime të vjetra me konsum të pajustifikuar”.

“Do ta përmendi çdo temë të ngritur në raport me përfaqësuesin special”, ka thënë Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Në vitin 1998 – 1999, janë vrarë 1665 civilë në qytetin e Gjakovës. 373 janë vrarë në më pak se një orë. Kurse kemi edhe tre mijë gra janë dhunuara, qindra janë të zhdukur, shtëpi, shkolla dhe vende fetare janë shkatërruar”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka përmendur punën e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari për t’i akomoduar pakicat.

“Komuna ka investuar në rindërtimin e kishave. Kisha ortodokse në Gjakovë asnjë herë nuk është sulmuar”, pohoi Çitaku.

Më pas, Çitaku e ka falënderuar shtetin e Bangladeshit që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Më lejoni tu them se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e njohur nga pjesa dërmuese e shteteve të botës. Falënderoj edhe qeverinë dhe popullin e Bangladeshit që ka njohur sot Kosovën, por edhe Singaporin që njohu pavarësinë tonë në dhjetor”, ka shtuar Çitaku.

Çitaku në KS: Ramush Haradinaj po persekutohet

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka konsideruar persekutim arrestimin në Francë të ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. Këtë ajo e deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, në të cilën po diskutohet për Kosovën për të paren herë për këtë vit.

“Zoti Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë nga Tribunali i Hagës”, tha ajo.

“Kjo nuk është drejtësi, nuk është ndjekje penale, është persekutim, është përndjekje”, deklaroi Çitaku gjatë fjalimit të saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

“Ky është një akt dëshpërues i Serbisë që të kthejë historinë mbrapa”, tha tutje ambasadorja në SHBA.

SHPËRNDAJE