JA PSE DUHET URUAR DEPUTETIT XHAVITE HALITIT 8 MARSIN ?

Emri i sakt i “Xhavites” është Xhavit Haliti i cili është lindur…në Novo Sellë (shq: Fshati i Ri) të Pejës, Republika e Kosovë. Krejt në fund të këtij teksti mund ta kuptoni pse duhet uruar 8 marsin sot edhe deputeteti tonë z.Haliti. Ani pse ky pin kafe, fundja vec gratë nuk pinë kafe..bile ky e ka nje t’mirë, ani pse e rrutollon parlamentin për PDK-në, por nuk e rrutollon në fund filxhanin e kafes si do deputet tjerë aty në parlament duke shikuar fusnotat…ose naj udhë e largët me dal me shitet pak…me lobue për Republikën e Kosfunsnotave…

 

Pra, Xhavit Haliti është politikan shqiptar, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot është deputet në Paralamentin e Republikës së Kosovës.

Ka qenë i burgosur politik, me ç’rast detyrohet të shpërngulet në Zvicër, ku caktohet një nga udhëheqësit e LPK  (Lëvizjes Popullore të Kosovës). Në vitin 1993, së bashku me Ali Ahmetin dhe Azem Sylën, caktohetnë Sektorin e Rëndësisë së Veçantë, organ i cili kishte kompetenca të bashkërendojë grupet e atëhershme guerile që vepronin në Kosovë. Pas bashkrendimit të grupeve, ky Sektor, themelon. Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe cakton Shtabin Qendror të UÇK-së (më pas Shtabin e Përgjithshëm). Kohë pas kohe Xhavit Haliti, udhëtonte nga Zvicra në Shqipëri, ku mbante takime me udhëheqësit e grupeve guerile të UÇK-së, si dhe me zyrtarët e shtetit Shqiptar dhe diplomatë të huaj. Kishte kontakte direkte apo indirekte me të gjithë eprorët e UÇK-së, sidomos me korrdinatorin e UÇK-së në Kosovë, Nait Hasani. Xhavit Haliti dhe sektori që e udhëheqi u vlerësua shumë lartë dhe efikas në punën e tij.

 

Gjatë tërë kohës, mbështeti dhe koordinoi furnizimin e rregulltë të njësive të para të UÇK-së, e pas daljes së saj publike, luajti roline diplomatit dhe mbrojti luftën e UÇK-së në bisedat e shumta me diplomatë te huaj, si dhe mbajti raportet me zyrtarët e shtetit shqiptar. Në Konferencën e Rambujes, u caktua anëtar i Delegacionit. Ishte halë në sy të pushtetit serb, dhe ndaj tij në Zvicër u organizua një atentat, nga i cili shpëtoi pa pasoja, por pësuan disa familjarë të tij. Pasi nuk ia arritit qëllimit që ta vriste, Serbia, me tërë arsenalin e vet propagandues, hapi propaganda të ndryshme kundër tij, e kjo vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës. Pra deri ketu ishte ajo cfare ka shkruar Wikipedia për jetën dhe veprën e depuetin tonë Xhavit Halitit.  Në fund do shtuar se  Xhavit Haliti është i lindur pikërisht  sot më 8 mars të vitit 1956. Tash besojmë se e kuptuam “sekretin” tonë  pse duhet uruar 8 marsin deputetit tonë, dhe pse bashkëshortja  e tij qe plotë 30 vite ja  uron  burrit të vet tetë marsin, dmth ditëlindjen e tij…Pra deputeti Haliti sot e ka ditëlindjen, për vjetët (e keni vitin e lindjes) vejani lapsin dhe ju del rezultati, megjithse ne burrat fort si frikësohemi shifrave. Do kishin shtuar se gjithë deputetëve kjo datë ndoshta i kishte munduar për të shkuar.. ama bash Xhavit Halitit nuk i shkon..se goxha ai i thot vetit burrë..e tetë marsi nuk dimë sa i shkon burrave:-)))..Pra, sidoqoftë burra pa burra njeri ka lindur në këtë datë dhe ne redaksia e agjencisë “Presheva Jonë” ja uron 8 marsin e burrave e jo të grave.. me shëndet deputetit Xhavit Halitit !

SHPËRNDAJE