Një libër shkollor që të mëson se si të presësh duart apo këmbët e hajdutëve sipas ligjit Sharia është në duart e nxënësve të Arabisë Saudite. Librat shokues janë botuar me fondet e qeverisë arabe. Në to thuhet gjithashtu se hebrenjtë duhet të shfarosen ndërsa homoseksualët duhen dënuar me vdekje. Ali Al-Ahmed, drejtori i Institutit amerikan të çështjeve të Gjirit Persik, tha për ‘Fox News’: “Kjo tregon se terrorizmi nis që në sistemin arsimor. Aty i mësohet nxënësve se si mund të presin dorën apo këmbën e një hajduti.” Gjithashtu në këta libra femrat përshkruhen si të dobta dhe të papërgjegjshme. “Nëse ti i mëson këto gjëra 6 milionë fëmijëve në një moshë shumë delikate atëherë do të ketë gjithmonë kamikazë vërdallë”, theksoi Al-Ahmed.

SHPËRNDAJE