Gjenevë UN, 2 janar  -Cilat ngjarje do jene sivjet më me prioritet ne OKB në vitin 2019. Ky vit ka nisur “koxha mirë” me goditje OKB-në: Amerika dhe Izraeli i thane UNESCO-s i Goodbye!. Kosova dhe shqiptaret ne OKB sivjet me apo pa fusnote dhe pa “codin” famshëm 1244?..Pra per gjitha këto dhe shume cka tjeter me interes kombëtar dhe ndërkombëtar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”, një shikim të vitit që fillon e jep gazetari yne i njohur ne organizatat nderkombëtare Nefail Maliqi drejtpersederjti nga Gjeneva, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Ky vit ka nisur “koxha mirë” me goditje OKB-në: Amerika dhe Izraeli i thane UNESCO-s i Goodbye!

Sipas gazetarit tone ne OKB Nefail Maliqit “pos luftrave dhe katastrofave natyrore, klima mbetet një nga preokupimet kryesore të OKB edhe gjatë vitit 2019. Sekretari i Përgjithshëm i OKB do të ftojë të gjithë kryetarët e shteteve të tregojnë për arritjet e tyre dhe synimet për të ardhmen. Bashkë me ta do ftohen të marrin pjesë kryesuesit e sektorit të financës, biznesit, shoqërisë civile.

Marrëveshja e Parisit ka si synim kryesor reduktimin e rritjes së temperaturës nga 2 gradë në 1,5 deri në 2020. Por, Sekretari i Përgjithshëm kërkon uljen maksimale deri në zero të rritjes së temperaturës, deri në mes të shekullit.

Ditën e fundit të 2018, shefja e çështjeve të politikës në OKB, Rosemary DiCarlo foli për krizat që mbetet nën vëzhgim nga OKB në vitin 2019. DiCarlo, e cila po ashtu është zëvendësambasadore e Misionit të SHBA në OKB, numëron disa nga çështjet kryesore në agjendën politike të OKB. Izraeli dhe SHBA kanë vendosur të largohen nga UNESCO, për shkak të pakënaqësisë me trajtimin e shtetit izraelit. Nuk dihet se kur do të kthehen prapë. Për mmentin UNESCO-s i kane thene Goodbye!

Kosova dhe shqiptaret ne OKB sivjet me apo pa fusnote dhe pa “codin” e famshëm 1244?

Résultat de recherche d'images pour "Kosovo UN"Sikur vjet edhe sivjet ne OKB nuk do te kete ndonje zhvillim apo aktivite për Kosoven apo shqiptaret pos debatave tashme te njohuar me refrenet gati te njejat kete decenie te fundit me raprotet tash tashme te njohur repitetivete UNMIK-ut “polemikat” mes serbeve dhe kosovareve qe i bejen me shume per fushata se sa përnjemende, cka deshmon edhe situat ne (terren) rajon e cila nuk leje qe nuk ka ndryshuara sgjë, por ne fakt eshte keqesuar edhe me shume per shkak dialogut te brisht ne Bruksel.

Rreth ketij dialgu te deshtuar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ishte shprehur qarte edhe shefi i OKB-së Antonio Guetrres, sipas te cilit “Nuk jam i kënaqur fare me mënyren e dialogut ne Bruksel ku po behen marrëveshje e kompromise të pazbatushme”

Shqetësimet shefi i OKB-së për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i ka shprehur duke shtuar se “Nëse ju më pyesni nëse unë jam i kënaqur, është e qartë se unë nuk jam i kënaqur. Unë do të doja të shoh një progres shumë më të madhe në këtë raport, i cili do të lehtësojë zgjidhje pyetjet e shumta, jo vetëm bilaterale, por në kontekstin e Ballkanit. Nuk ka alternativë tjetër pos vazhdimit të këtij procesi mes palëve në favor të normalizimit të marrëdhënieve si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon..”

Gruaja –Një konferencë e nivelit të lartë zhvillohet në mars me temën: “Gruaja në pushtet”, Women in Power, që i dedikohet promovimit të gruas si drejtuese. Aktiviteti organizohet në kohën kur në Nju Jork zhvillohet takimi ministerial i Komisionit për statusin e gruas (CSW). Gjatë tij vendet anëtare të OKB dhe organizatat joqeveritare të akredituara nga të gjitha rajonet e botës, do i kushtohen temave të sistemeve sociale mbrojtëse, aksesit në shërbimin publik dhe ngritjes së infrastrukturave të qëndrueshme për fuqizimin e vajzave dhe grave.

Më 2019, mbushen po ashtu 40 vjet të Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas (CEDAW).

Fëmijët – Në nëntor 2019, është 30 vjetori i Konventës së OKB për të drejtat e fëmijëve, një marrëveshje e nënshkruar nga 194 vende, për të vendosur standarte globale në mbrojtje të fëmijëve dhe kundër diskriminimit. SHBA nuk e ka ratifikuar Konventën. Temat aktuale për mbrojtjen e fëmijëve janë fëmijët në punë, fëmijët e prekur nga konfliktet e armatosura, fëmijët në migracion, martesat e fëmijëve dhe e drejta e edukimit dhe drejtësia për të miturit, kur dhe si dënohen.

ILO/BIT –Organizata ndërkombëtare e punës, feston në vitin 2019 përvjetorin e 100 të krijimit. Shekulli i organizatës shihet si mundësi për të celebruar arritjet e ILO-s dhe rikonfirmuar rolin e organizatës globale në botën e punës.

Në muajin janar do të publikohet raporti i Komisionit Global për të ardhmen e punës. Raporti është rezultat i një dialogu midis vendeve për të arritur synimet e të ardhmes së punës, që ofron mundësi pune për të gjithë.

Konferenca e përvjetorit të 100 të ILO, do të organizohet në Gjenevë në muajin qershor, me synimin për të vendosur standartet për të luftuar dhunën në botën e punës.
Në fund të qershorit, në Paris do të festohet kontributi që ka dhënë ILO në 100 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Versajës. Në nëntor në Gjenevë, ILO do i kushtohet 100 vjetorit të sigurimeve sociale, si rruga për mbrojtjen universale.

 

 

SHPËRNDAJE