Kina duket që pas kthimit të normalitetit po përjeton një valë të dytë shpërthimi, aty ku ishte edhe zanafilla e tij në fund të muajit dhjetor. BBC raporton sot se Kina ka raportuar numrin më të lartë të viktimave brenda 24 orëve të fundit.

Kina ka mohuar që ka pasur një mbulim të shpërthimit të koronavirusit në vend.
Komentet e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian erdhën disa orë pasi numri i vdekjeve në Wuhan, ku u shfaq virusi për herë të parë, u rishikua duke u rritur me 1,290 persona.

Ai tha se kjo ishte rezultat i një rishikimi statistikor për të siguruar saktësinë dhe se rishikimet janë një praktikë e zakonshme ndërkombëtare, raporton agjensia e lajmeve “Reuters”.

SHPËRNDAJE