Hagë, 20 prill  -Pas deshtimit te Serbise e cila  besonte tek Franca per ta siguruar koken e Ramush Haradinajt ne Beograd, tash Serbia po përpiqet,  duke u  përpjekur të arsyetohet tek popullata serbe pasi që “baruti i doli i lagur” në  Colmar te Frances tash ka nisur te spekuloj me emrat e drjtuesve te UCK-së, perfshire ketu edhe Haradinajt si “kandiudat” te”specialas. (“Poslednja nada za Haradinajeve žrtve je Specijalni sud za zločine OVK”).

Specialja besoj se do te rrespektoj vemdimet e OKB-së, tribuanalit te saj për Haradinajn 
Dy javë para lirimit te ish-kyreministrit kosovar Ramush Haradinaj, utoritetet e tribunalit per ish-Jugosllavine dhe ata nga sepcialja në Hagë, permes agjencise se lajmeve “Presheva jonë” kishin  sugjeruar Francën dhe Serbinë si anëtare të OKB-së që të rrespektojnë vendimet e kësaj gjykate të Kombeve të Bashkuara nga dyert e së cilës Haradinaj ka dalë i pastër si loti dhe se ne Francë po mbahet kot.
“Haradinaj nuk e meriton të mbahet në Francë..” deklaroi ne inetrvsitene fundit (27 Shkurt 2017) ish-prokurorja e ICTY-së zviceranja Carla Del Ponte për agjencine lajmeve “Presheva jonë” fjalët e së cilës u deshmuan edhe me 27 prill ne Colmar.
Në lidhje me arrestimin dhe mbajtjen në Francë të kreut të Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Del Ponte shprehet se ish-kryeministri kosovar Haradinaj mendoj se nuk e meriton të mbahet në Francë, pasi ai është gjykuar dy herë në Hagë dhe është shpallur i pafajshëm”.  Sipas saj, “Kosovarët që kaluan njehëre e dyherë nëpër dyert e Tribunalit të OKB-së (ICTY) specialja s’ka cka të merrem më me ta!, dhe nuk e besoj se specilaja do te peshtyej mbi vendimet e nje nje tribunali, te nje organaizate me te madhe botërore..”
Duke folur për Tribunalin e ri të Hagës për krime në Kosovë se a do të ketë sukses në misionin e tij, del Ponte thekson se “po, po do të ketë sukses, ndryshe nuk do të ishte themeluar. Por megjithatë unë kam një dyshim mbi të. Një, sepse është themeluar tepër vonë, sepse shume dëshmitarë janë vrarë në terren. Dhe kam përshtypjen se nuk ka një vullnet politik për të hetuar “peshqit e mëdhenj” të krimit në Kosovë sepse aty ka edhe korrupcion me prokuroret vendor dhe të huej ”.
Ne muajin mars mediat serbe shkruajten se “Haradinaj nga Franca duhet ta zgjedh ose Serbine ose Hagën..” Por, ja me 27 prill u deshmuar se as  kesaj radhe nuk ja qelluan me Haradinaj i cili nuk u ekstradua aty ku deshi Beogradi, por ne vendlindje ne Republikene Kosovës per te cilin shtet saktifikoi me familje dhe luftoi ne krah te UCK-së dh NATO-s. Me verdiktin e Gjykates se Apelit u deshmuar se edhe Franca si nje vend mik tradicional dhe historik e “tradhtoi” apo me mir eme thne nuk i besoi genjeshtarve të Serbisë, merre me mend?!
“Specialja nuk ka lidhje me arrestimin apo izolimin e  Ramush Haradinajt në Francë, ndryshe ai do te arrestohej në Kosove dhe jo atje. Prandaj kjo afere s’ka asgjë të bëjë me tribuanlin tonë për krime ne Kosovë”, ka pohuar  për agjenincine e lajmeve “Presheva jonë” Avis Benesh nga Gjykata speciale për Kosovën.
Sa i përket kësaj të fundit, Hagës,  agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka siguruar nga dy gjykatat ndërkombëtare (ICTY dhe specialja për Kosovën) se Ramush Haradinaj nuk ka të  bëjë asgjë me to. Edhe zyrtaret e  Inteprol-it me qender te Lion te Francës kishin deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se Haradinaj nuk ishte arrestuar me urdhërin tonë.
SHPËRNDAJE