Beograd, 20 mars -“Aleksandar Vuçiç, në vitin 2015, në një takim me anëtarët e familjes Bytyci dhe ish-ambasadorin e SHBA në Serbi, tha se Goran Radosavljevic Guri ishte përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyqi..” ka thene sot në Beograd Ilir Bytyqi pas takimit me ambasadorin amarikan dhe prokurorin serb ne Beograd, njfton agejncia e lajemeve “Presheva jonë”

Siq kemi njftuar dje, Ilir vëllau i Yllit, Agronit dhe Mehmetit te cilet u vranë në vitin 1999 në Serbi sot ka qendruar në Beograd per te takuar ambasadorin amerikan Kyle Scott. Së bashku me ambasadorin e SHBA, Bytyçi eshte takaur edhe me prokuroren serbe të Krimeve të Luftës Snezhana Jovanovic.

Ilir Bytyqi po ashtu soteshte takuar edhe me ministrin e drejtësisë Nelom Kuburovic.

Ilir Bytyqi thotë se ai vuri në dukje se komandanti i policisë së xhandarmërisë që nga koha e luftës në Kosovë, sot një anëtar i partisë Vuçiç – Partia Progresive Serbe (SNS), sipas presidentit aktual Vuçiq, është përgjegjës për vdekjen e vëllezërve të tij.

Ai deklaron se këto takime janë organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe se masa në rastin e vëllezërve Bytyqi, ishin qytetarë të SHBA dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të vrarë në vitin 1999, nuk do të ishte pa presionin e Uashingtonit.

SHPËRNDAJE