turrrrQeveritë turke theksojnë prej dekadash partneritetin strategjik me Shqipërinë dhe Kosovën. Po në se konsiston ky partneritetm, dhe si në fakt e sheh ekonomia turke Ballkanin? Një analizë për këtë, di dhe për raportin historik të turqve dhe shqiptarëve e bën për DW politilogu turk Hamdi Firat Büyük.

Büyük ka thënë se Shqipëria ka qenë deri tani për të gjitha qeveritë turke me rëndësi strategjike. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me qeverinë islamike- konservatore të AKP-së nën kryeministrin Rexhep Tayyip Erdogan.

“Turqit dhe shqiptarët kanë jetuar nën sundimin osman për 400 vjet së bashku. Shumë vezirë të mëdhenj kanë qenë me origjinë shqiptare. Para së gjithash në ushtrinë osmane ka pasur shumë pashallarë shqiptarë, komandantë dhe gjeneralë. Shqipëria ishte vendi i fundit që shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane. Shqiptarët janë në këtë mënyrë kombi më besnik vëlla i turqve”, ka thënë Büyük, teksa ka shtuar se kësaj i shtohet edhe aspekti fetar.

“70 për qind e shqiptarëve janë myslimanë dhe me këtë Shqipëria paraqet dendurinë më të madhe të myslimanëve në Ballkan. Pas luftërave ballkanike në fillim të shekullit të 20-të, pas dy luftërave botërore dhe pas luftës së Jugosllavisë në vitet 1990, mijëra familje shqiptare emigruan në Turqi. Diaspora shqiptare ka shumë fondacione dhe organizata në Turqi. Sipas vlerësimeve, në Turqi jetojnë më shumë se një milionë shqiptarë. Ata janë integruar në qarqet politike dhe ekonomike dhe përfaqësohen fort edhe në ushtri”, ka thënë ai.

Büyük, ka thënë se para së gjithash pas Luftës së Ftohtë u përmirësuan gjithnjë e më shumë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë.

Sipas tij, statusi i Kosovës ka gjithashtu ndikim të madh në marrëdhëniet midis të dyja vendeve.

“Si Turqia, ashtu edhe Shqipëria kanë të njëjtën pikëpamje për Kosovën dhe e mbrojnë Kosovën në organizatat ndërkombëtare si në NATO dhe në OKB”, ka thënë Büyük.

Ai ka thënë se edhe ushtria shqiptare dhe ajo turke bashkëpunojnë ngushtë.

“Shumë studentë shqiptarë ndjekin shkollat turke të luftës dhe nga ana tjetër, ushtria turke ndihmon që të modernizohet ushtria shqiptare, duke dërguar ekspertë në Shqipëri, për të stërvitur ushtrinë shqiptare”, ka thënë ai.

Büyük ka treguar se Turqia ka partneritete strategjike me 16 shtete. Shqipëria do të jetë vendi i 17-të, thotë ai. Turqia e ka tashmë të njëjtën marrëveshje me vendet e Ballkanit, Greqi dhe Bullgari.
“Këto marrëveshje janë pjesë e politikës së jashtme turke, të iniciuara nga qeveria e AKP-së dhe ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu. Turqia synon t’i avancojë këto partneritete me vende që kanë rëndësi strategjike për Turqinë, për t’i përmirësuar marrëdhëniet në disa nivele”.

Büyük ka përmendur edhe përpjekjet e Turqisë, të dekadës së fundit që të zgjerojë politikën e saj të jashtme nëpër Ballkan, para së gjithash me anë të të ashtuquajturve mekanizma të “Soft Poëer”.
Turqia hapi Institute Yunus Emre (ngjashëm me Institutet Gëte), për të dhënë mësim gjuhën turke dhe për të përcjellë kulturën, letërsinë dhe historinë turke. Në Shqipëri ka një institut në Tiranë dhe një në Shkodër. Veç kësaj, Turqia hapi në Ballkan zyra të organizatës shtetërore të ndihmës për zhvillimin, TIKA. Edhe kërkesat për viza u hoqën për shtetet ballkanike.

“Por para së gjithash zhvillimet më të fundit politike në Turqi, në kuadër të deficitit demokratik, e kanë dëmtuar këtë ‘Soft Poëer’ të Turqisë në Ballkan. Këtë e tregoi edhe fjalimi i Erdoganit në Kosovë vjeshtën e kaluar: ‘Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqia’, tha ai. Me këtë, Erdogani ringjalli frikën e ‘neoosmanizmit’ në mendjet e popullatës ballkanike. Që atëherë, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Turqisë nuk janë aq të mira sa më parë. Edhe nga pikëpamja ekonomike, Turqia nuk paraqitet kaq mirë në Ballkan. Turqia eksporton 6,9 miliardë dollarë në Ballkan, por kjo pjesë paraqet vetëm 4,5 për qind të të gjithë eksportit të Turqisë. Turqia dëshiron t’i zgjerojë marrëdhëniet me Ballkanin dhe të investojë në shtetet ballkanike, por investorët turq nuk përqendrohen në Ballkan”, ka thënë Büyük.

SHPËRNDAJE