Bujanoc, 29 mars – Në Bujanoc, të mërkurën, është hapur solemnisht “Info Biznis Qendra”, në kuadër të projektit për njohuri dhe aktivitete të të rinjve drejt punësimit, e projektuar nga organizata “Iniciativa Qytetare” në Beograd, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Qëllimi i hapjes së kësaj zyre sipas përfaqësuesve të kësaj organizate është ndihma dhe aftësimi i të rinjve të cilët janë pa punë. Siç, sqaron në deklaratën e saj dhënë medieve Dejana Stefkovski, koordinatore e projektit, deklaroi se ky projekt përfshinë njohuritë dhe pro-aktivitetin e të rinjve drejt punësimit.

 

Do theksuar se projektin në fjalë është implementuar nga Iniciativa qytetare në Bujanoc. Info Biznis Qendra është një qendër e posaçme e cila do të shërbej si ndihmë teknike organizatave jo-qeveritare, studentëve, nxënësve të shkollave të mesme për plotësimin e dokumenteve dhe të projekteve të ndryshme ka thënë koordinatorja e këtij projekti Nermine Aliu. Info Biznes Qendra në Bujanoc do të jetë hapur dy ditë në javë të hënën dhe të enjten, duke filluar që nga ora 10:00 -14:00, ndërsa financiarisht është përkrahur edhe nga Ministria e Rinisë dhe e Sportit. Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE