Komisioni i Këshillit Komunal

të Komunës së Bujanocit

 

s h  p a l l ë:

 

K  O  N  K  U  R  S

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË DHE MASTER

PËR VITIN AKADEMIK 2011/12

 

Bursat u ndahen studentëve që kanë vendbanim në teritorin e komunës së Bujanocit.

 

Kriteret themelore në bazë të cilëve vërtetohet plotësimi i kushteve për ndarjen e bursës janë:

 

  1. që kandidati për herë të parë të ket regjistruar këtë vit të studimeve dhe masterin,
  2. dëshmi për suksesin nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë, përkatësishtë suksesin e viteve paraprake të studimit, për studentët që regjistrojnë vitet tjera të studimeve.
  3. që kandidati të mos jetë në mardhënie pune.

 

Kandidatët të cilët konkurojnë për herë të parë krahas kërkesës paraqesin këto dokumente:

  1. çertifikatën mbi vendbanimin e kandidatit ose   fotokopjen e letërnjoftimit.
  2. vërtetimin se për herë të parë ka regjistruar këtë vit të studimeve, në vitin vijues akademik 2011/12;
  3. vërtetimin mbi notën mesatare të suksesit prej 4.50 – 5.00 nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë, përkatësishtë notën mesatare nga vitet e mëparshme të studimeve për studentët e tjerë.

 

Kandidatët të cilët kanë qenë shfrytëzues të bursës gjat vitit shkollor 2010/2011 krahas kërkesës paraqesin këto dokumente:

 

  1. vërtetimin se për herë të parë ka regjistruar vitin vijues të studimeve, në vitin shkollorë 2011/12;
  2. vërtetimin mbi notën mesatare gjatë studimeve.

 

Bursat u ndahen për vitin shkollor 2011/12 dhe pagesa bëhet përmes Drejtoratit për finansa në bazë të kontratës së nënshkruar mbi ndarjen e bursave me komunën e Bujanocit.

 

Konkursi zgjat duke filluar nga 12.03.2012 dhe mbyllet më 30.3.2012. Fletëparaqitjet  i dorëzohen Drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore në ndërtesën e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviqit, nr. 115., zyrja numër 301 nga ora 10 h deri në orën 14 h, me origjinalin e dokumentacionit të  kompletuar .

 

Vendimi mbi ndarjen e bursave bihet në afat prej 30 ditësh, nga dita e skadimit të afatit për paraqitjen e kërkesave.

 

        Kryetari i Komisionit

për ndarjen e bursave për student dhe master

Agim HASANI

SHPËRNDAJE