Bujanoc, 28 shkurt – Qëndresa Ebibi, nxënësja shembullore e shkollës mesme ‘’Sezai Surroi’’, në Bujanoc, është vlerësuar të hënën, me çmimin e parë, për tregimin e shkurtër më të mirë me temë për të drejtat e fëmijëve, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Konkurs ky i organizuar nga Klubi i hapur (Otvoreni Klub) nga Nishi në kuadër të projektit “Të drejtat e fëmijëve në tregim dhe praktikë”. Çmimi u nda nga Fismir Jahiu koordinator lokal i projektit në praninë e drejtorit te shkollës Zejni Fejzullahu, i cili qe zotuar duke i dhënë edhe mbështetje realizimit të këtij projekti.

 

Projektin e ka përkrahur edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Serbisë. Siç na njofton për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, drejtorit të shkollës së mesme ’Sezai Surroi’’, në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, theksoi: “Në projektin e shpallur për ngjarjen më të mirë të shkruar, maturantja Qëndresa Ebibi, nxënëse shembullore e shkollës sonë, u vlerësua me çmimin e parë. Projekt ky që është implementuar nga shoqata për zhvillimin e Fëmijëve dhe të Rinjve në mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Serbisë. Çmimi ju nda nga Fismir Jahiu, anëtari i jurisë në vlerësim dhe drejtorit të shkollës Zejni Fejzullahu, i cili dha një mbështetje të jashtëzakonshme nxënëses së shkollës sonë. Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE