Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi sot në Gjenevë se për vendin e saj është në interes paqja dhe stabiliteti në rajon dhe bashkëpunim me të gjithë partnerët.

“Para së gjithash ne jemi të interesuar në të ardhmen, për të krijuar një rajon në të cilin të rinjtë duan të qëndrojnë, për të ndaluar ikjen e trurit, për të përfituar nga revolucioni i katërt industrial”, ka thënë Brnabiq, ku po merr pjesë në dialogun strategjik të Bankës Botërore.

Ajo me këtë rast ka folur edhe rreth dialogun në Bruksel me palën kosovare, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Ky është viti në të cilin ne do ta njohim Kosovën ashtu siç është – krahinë autonome të Serbisë”, tha Brnabiq.

SHPËRNDAJE