Arjuna Venutto Luiz Ramos, shpresa e re e futbollit brazilian, të cilin e kanë cilësuar si “Pele i ri” ka vdekur në moshën 17-vjeçare nga infarkti. I riu humbi jetën gjatë një ndeshjeje futbolli.

Klubi i tij Sao Bernardo luante ndeshjen kundër klubit Portugeze, kur Arjuna u rrëzua në fushë dhe me dridhje të shpeshta të trupit.

Me gjithë ofrimin e ndihmës së drejtë dhe dërgimit në spital, mjekët nuk arritën ta mbanin dot në jetë. Sipas mjekëve të spitalit, vdekja erdhi si pasojë e infarktit në zemër

“Të gjitha kontrollet mjekësore në të cilat ai ka qenë asnjëherë nuk kanë treguar për ndonjë problem shëndetësor”, tha drejtori i stafit mjekësor të klubit Sao Bernardo, Rui de Oliveira.

SHPËRNDAJE