Blatter ja bëri me dije delegacionit serb të futbobillit nga Beogradi se nuk ka kthim mbrapa nga vendimet e FIFA-s për Kosovën „Kreu i FIFA-s, në praninë e përfaqësuesve të UEFA-s i gjatë një takimi të sotëm intern në Zurich të Zvicrës i ka shpjeguar përfaqësuesve serbë të futbollit nga Beogradi për procedurën e vendimit të të FIFA-s ditë më aprë me Kosovën. Hapat e ardhshëm dhe modalitetet e zbatimit të këtij vendimi të Komitetit Ekzekutiv do të diskutohet më tej me të gjitha palët relevante.”, ka dekalruar sot pas takimit tri orësh gajencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ z. z.Pekka Odriozola shef per komunikim me mediata prane F
Nga i dërguari yë spaiscla në Selinëe FIFA-s
Zhurich, 31 maj
Vendimi i Komiteti Ekzekutiv të FIFA-s më 21 maj 2012 për të mundësuar shoqatat e FIFA të luajnë lojëra miqësore ndërkombëtare me ekipet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FKK) ishte sot temë debati për tri orë rresht mes kreut te UEFA-s dhe perfaqësuesve te futbollit serbe. Ne këtë takim nergut bpër Kosovën te pirtur nga sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s Jérôme Valcke morën pjesë përfaqësues të Organizatave Nderkombetare te Futbollit sikur z. Blatter nga FIFA dhe nga UEFA si dhe një delegacion nga pala serbe imkryesuar nga Tomislav Karaxhiç, kryetar i FF të Serbisë, njofton i dërguari special i agjencise informative kombetare “Presheva Jone” në selinë e FIFA-s ne Zhurich.
Se, pse nuk gjenden sot ne kete takim edhe perfaqesuesit e futbollit kosovare, nje zyrtar i FIFA-s deklaroi se “sot në Zurich gjendet pala e pakënaqur dhe perfaqesuesit nga FFK nuk kanë cfarë të kërkojnë sot ketu, me Kosovën është kryer, vendimi është marrur, tash kanë mbetur vetëm disa fromalitete, modalitete këto qe sigurisht ditëve të ardhshme do të implementohen..”
Lidhur me takimin e sotëm me FIFA, UEFA dhe perfaqësesuesit e FFS nga Beogradi z.Pekka Odriozola shef per komunikim me mediata prane FIFA-s per agjencine informative kombetare “Presheva Jone” ka deklaruar se ” në takimin e sotëm midis përfaqësuesve të FIFA, UEFA, si dhe Federatës së Futbollit të Serbisë u mbajtur në selinë e FIFA-s në Zhurich u debatua kryesisht mbi vendimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për të lejuar Kosovën të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore. Takimi i sotme në Zhurich ka zgjatur rreth tri ore, ku kreu i FIFA-s ka njoftuar perfaqesuesite futbolli serbe mbi marrveshjene arritur dite me pare mes FIFA-s dhe Kosoves. Pales serbe FIFA i ka shopjeguar arësyet dhe modalitetitet të cilat implementojnë vendimin nga marrëveshja e arritur mes FIFA-s dhe Kosovës. Këtu është fjala se ekipet e futbollit kosovare të luajnë në vendine tyre apo jashtë, në stadiumet botërore dmth-ne me ekipet ndërkombëtare anëtare të FIFA-s..”
Ne vazhdim z. Odriozola pohoi se “siq e dini ndoshta, Komiteti Ekzekutiv ka dhënë miratimin e saj FIFA për të luajtur ndeshje miqësore me Federatën Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 79 të statutit të FIFA-s. nje gje te tille e ka konfirmuar edhe presidenti yne z.Blatter. Këto shpjegime i ka dhënë sot pales serbe edhe këtu ne Zhurich dhe përmes një letreje të dërguar dite më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s z.Valcke në adrese te FF të Serbisë te cilet kishin shprehur edhe deshire te takoheshin të enjten e 31 majit me drejtuesiot e FIFA-s për t’u njoftuar ata mbi vendimin e organizates sone dhe FFK-se… Hapat e ardhshëm dhe modalitetet e zbatimit të këtij vendimi të Komitetit Ekzekutiv do të diskutohet më tej me të gjitha palët relevante.”
Zyrtaret e FIFA-s kane njoftuar agjencinë informative “Presheva Jone” se vendimi mes FIFA-s dhe Kosovës dhe konkluzionet nga takimi i sotem ne Zhurich do t’i kalojnë mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që do te mbahet me 4 korrik 2012”.
Ky takim mes FIFA, UEFA dhe pales serbe nga FFS është mbajtur si rrejdhoje e vendimit te FIFA-s me Kosoven dhe pasi presidenti i FIFA-s, Sep Blater, po përballet me disa reagime te disa prej federatave sllave të futbollit në lidhje me vendimin e marrë kundrejt Kosovës. Siç dihet, Serbia ka lobuar prej kohësh në UEFA dhe FIFA që federatat anëtare të mos lejohen të luajnë ndeshje ndërkombëtare me Kosovën .