Nëpër pikat kufitare ka rënë fluksi i udhëtarëve që hyjnë e dalin nga Kosova.

Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në pesë minuta, ndërkaq për të dalë nga Kosova udhëtarët po presin deri në 15 minuta.

Nëpër pikat tjera kufitare, pritjet për të hyrë në Kosovë janë më së shumti deri në 5 minuta.

Situatë e njëjtë është edhe për të hyrë në Kosovë. Udhëtarët as aty nuk po presin më gjatë se pesë minuta.

Ndryshe, kujtojmë se gjatë ditëve të fundit ka pasur pritje të gjata në dalje të pikave kufitare.

Aty udhëtarët kanë pritur më shumë se gjashtë orë për të dalë nga Kosova.

SHPËRNDAJE