-Drejtori Vaxhid Mehmeti,për “Presheva jonë” thotë, se në këto bibliotekë kemi gjithsej mbi 116.mijë libra  lëmenjve të ndryshme me afro 20500  tituj si në gjuhën shqipe ashtu edhe në ate serbe. Ndërkaq,sa i përket aktiviteteve që zhvillohen në këtë bibliotekë,Mehmeti,paraqiti në radhë të parë atë “Takimi me krijues” duke potencuar promovimin e librit të publicistit dhe shkrimtarit të njohur nga Maqedonia Kim Mehmeti me veprën “Lypseqarët e Shkupit”.Pastaj radhiti edhe  sukseset e tjera të arritur si me organizimin e “Shpallim lexuesin më të mirë të komunës së Preshevës”,ku në këtë vit janë shpallur  si lexues më të mirë 15 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës. Ndërkaq,sa i përket lexuesve të librave. ai deklaron se brenda vitit kemi pasur mbi 2387 lexues në bibliotekën tonë. Ndërkaq përkitazi me kushtet  e leximit  në këtë bibliotekë,shton se kemi krijuar kushte jashtëzakonisht të mira për lexuesit duke ofruar komoditet të lartë.

Preshevë,20 gusht

Veprimtaria bibliotekare në Preshevës është njëra ndër qendrat kulmore të zhvillimit dhe kultivimit të vlerave të mirëfillta kulturore në këtë komunë me ç’rast brenda vitit zhvillohen aktivitete  të ndryshme si bibliotekare ashtu edhe kulturore. Përkitazi me këto aktivitete ,ne zhvilluam një bisedë ekskluzive me drejtorin e bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” zotin Vaxhid Mehmetin,i cili me sjelljen e tij të një intelektuali të lartë, na ofroi gjithçka dhe shpalosi aktivitetet në këtë vatër kulturore. Mehmeti në fillim të bisedës theksoi, se edhe pse jem numër i vogël i punëtorëve 15,në këtë bibliotekë,puna jonë këtë është e organizuar mjaft mirë dhe me përgjegjësi e kryen detyrën e saj. Ai më tej shtoi se  në kuadër të bibliotekës qendër në Preshevë,aktivitetin bibliotekar e zhvillojmë edhe në dy fshatrat tjera në Miratoc dhe në Leran,çka planifikojmë që edhe në fshatrat tjerë të hapim  bibliotekat me qëllim të ofrimit të lexuesve mundësi më të mëdha për lexim  dhe ndritje profesionale dhe pasurimin me dituri. Mehmeti thotë se në këto bibliotekë kemi gjithsej mbi 116.mijë libra  lëmenjve të ndryshme me afro 20500  tituj si në gjuhën shqipe ashtu edhe në ate serbe. Ndërkaq,sa i përket aktiviteteve që zhvillohen në këtë bibliotekë,Mehmeti,paraqiti në radhë të parë atë “Takimi me krijues” duke potencuar promovimin e librit të publicistit dhe shkrimtarit të njohur nga Maqedonia Kim Mehmeti me veprën “Lypseqarët e Shkupit”.Pastaj radhiti edhe  sukseset e tjera të arritur si me organizimin e shpallim lexuesin më të mirë të komunës së Preshevës,ku në këtë vit janë shpallur  si lexues më të mirë 15 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës.

Mehmeti,në vazhdim të bisedës shtoi se  bibliotekës sonë u kanë dhuruar edhe një numër librash nga krijues nga të ndryshëm nga rajoni gjithëshqiptarë duke përmendur Jahi Murtain,Sejdi Bilallin,Shpëtim Canin,Nazmi Maliqin e Visar Eminin që kanë dhuruar libra kësaj vatre të rëndësishme edukative e kulturore. Ndërkaq,ai  përmendi edhe donacione të tjera të ofruara si nga koha Ditore dhe fondacioni Inva Mula e E.Ramadani,por që fatkeqësisht për shkaqe teknike nuk kanë arritur ende në bibliotekën tonë.”Dita botërore e librit”ishte një aktivitet tjetër që është organizuar në këtë Bibliotekë,thotë drejtori Mhmeti. Ndërkaq,sa i përket lexuesve të librave. ai deklaron se brenda vitit kemi pasur mbi 2387 lexues në bibliotekën tonë. Ndërkaq përkitazi me kushtet  e leximit  në këtë bibliotekë,shton se kemi krijuar kushte jashtëzakonisht të mira për lexuesit duke ofruar komoditet të lartë madje edhe të klimatizuar në këtë kohë vape dhe u jemi në diskonim rreth 11 orë e gjysmë. Një vërejtje dhe brengë tjetër Mehmeti paraqiti moslejimin nga organet shtetërore futjen e librave shqip nga Shqipëria,Kosova e Maqedonia për shkak të problemeve teknike që paraqiten nga organet kufitare dhe kështu që në të ardhmen mbetet të angazhohemi edhe më shumë për kapërcimin e këtyre pengesave.A.Jusufi

SHPËRNDAJE