Beyonce përgatitet për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë. Ditën e djeshme sitet e ndryshme amerikane kanë bërë të ditur se, Spitali St. Luke’s Roosvelt po përgatitet për ardhjen e një superpaciente të vecantë. Dy infermiere të këtij spitali kanë thënë se ky personazh i njohur ka rezervuar gjysmën e një kati ku do të bëhet lindja. Deri më tani ende nuk ka ndonjë koment nga prindërit e ardhshëm, por sipas llogarive të bëra nga mediat, Beyonce sapo ka hyrë në muajin e nëntë të shtatzënisë.

SHPËRNDAJE