Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani, ka vizituar një takim me banorët e lagjes Bresje.
Osmani ka thënë se dialogu me qytetarët është njëri ndër përparësitë kryesore të tij.
“Zhvilluam një takim me banorët e lagjes Bresje, në kuadër të vizitave tona të rregullta në terren. Diskutuam për projektet që janë në zhvillim dhe për nevojat e reja të kësaj zone.
Dialogu i hapur me qytetarët mbetet ndër përparësitë tona kryesore, për të ndërtuar një mjedis më të mirë e më funksional për të gjithë. Fushë Kosova PËRTEJ!”





