Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka shprehur mirënjohje të veçantë për mikun e tij, Muhamet Ajeti, i cili ka ardhur enkas nga Zvicra për ta përkrahur në këtë garë zgjedhore.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për Asamblenë Komunale, Fitim Bajrami, u zhvillua një atmosferë miqësore e ngrohtë me qytetarë që ndajnë të njëjtat vlera dhe dashuri për vendin.

Në këtë rast, Muhamet Ajeti i dhuroi Arbër Ismajlit një simbol të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – dhuratë që përfaqëson nderimin dhe respektin për sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e vendit.

“Kjo dhuratë është më shumë se një kujtim – është një shenjë kujtese të përjetshme për sakrificën dhe dashurinë për atdheun. Do të zërë një vend të veçantë në zemrën time,” – u shpreh Ismajli, duke falënderuar mikun e tij për respektin, përkrahjen dhe shpirtin e tij atdhetar.

Arbër Ismajli shtoi se LDK dhe qytetarët e Gjilanit janë bashkë për fitore, duke theksuar se fryma e unitetit dhe e mirënjohjes ndaj vlerave të UÇK-së mbetet e gjallë në çdo takim me njerëz të mirë e patriotë.

#BashkëPërFitore👓
#ArberIsmajli #LDKGjilan #113

SHPËRNDAJE