Sot në redakisnë së agjencisë informative “Presheva Jonë” në Pallatin e OKB-së në Gjenevë ka arritur një reagim, shpjegim nga Zyra Federale për Sigurimeve sociale (OFAS) me seli në Bernë, ku thuhet se Gjykata Federale e Zvicrës, fatkeqësisht  ende nuk ka marrur asgjë konkrete, në favor të pensionistëve të Kosovës (AI dhe AVS)  siq kanë njoftuar disa media në rajon. Kertë na e konfirmoi për agjencinë “Presheva Jonë” edhe z. Rolf Camenzind  përgjegjës për komunikim për media në OFAS në Bernë.

Bernë, 21 tetor/ AIK-Presheva Jonë

Në këtë reagim nga OFAS ndër tjera thuhet se “në dhjetor 2009, Këshilli Federal ka vendosur të mos aplikohet për Kosovën, Konventën për sigurimet shoqërore me ish-Jugosllavisë nga 1 prilli 2010. Që atëherë, përfitimet e sigurimeve shoqërore janë të paguar për shtetasit e Kosovës nëse ata jetojnë në Zvicër. Më 10 qershor, 2010, Zyra për personat e siguruar ju ka refuzuar një pension invaliditeti të një shtetasi të Kosovës që banojnë në Kosovë për arsye se nuk kishte asnjë konventë rreth kësaj cështje.

Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore ka paraqitur ankesë kundër këtij vendimi tek Gjykata Federale. Ky i fundit, me dekret të 27 shtator 2011, nuk ka hyrë në material. TFZ tani duhet të shqyrtojë aplikimin e pensioneve të përdorimit dhe të bëjë një vendim të ri. Kjo përsëri do të bëhet ankim në Gjykatën Federale Administrative dhe, në fund të fundit, në Gjykatën Federale.

Informacioni i dhënë nga disa media, duke thënë se Gjykata Federale hodhi poshtë ankesën e paraqitur nga OFAS, konfirmoi vendimin e Gjykatës Federale Administrative dhe detyrimin për të paguar pensionet për banorët kosovar të siguruar zvicerane në Kosovë është plotëssihte gabueshme apo keqinterpetim i disa mediave”

Lidhur me këtë reagim ne kemi marrur në telefon edhe zyrtarët e zyrës Federale për sigurime sociale në Bernë. Z. Rolf Camenzind  përgjegjës për komunikim për media në OFAS  i ka deklaruar sot agjencisë informative “Presheva Jonë” se  “Gjykata Federale e Zvicrës, fatkeqësisht  ende nuk ka marrur asgjë konkrete, në favor të pensionistëve të Kosovës (AI dhe AVS)  siq kanë njoftuar disa media në rajon . Madje, as gjykata zvicerane nuk ka kërkuar që ato të paguhen në mënyrë retroktive, siq kanë interpretuar disa media në Kosovë..”

SHPËRNDAJE