Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së lidhur me përdorimin e intenetit në Shqipëri, Sipas tij rritja prej 340% e internetit është rritja më marramendëse që është regjistruar ndonjëherë, e cila ka ndodhur pas licencimit të 3G-së nga autoritetet shqiptare, ndërsa tha se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për uljen e çmimit të internetit.

“Shqipëria digjitale disponoi potencialet më të mëdha të komunikimit, rritja 340%, është rritja më marramendëse që është regjistruar ndonjëherë dhe kjo ka ndodhur pas licencimit të 3G –së nga autoritetet shqiptare, masivizimit të kësaj forme të celularëve smart, që përfaqësojnë një kompjuter në xhepin e çdo qytetari. Shkalla e penetrimit te telefonisë celulare nga 140% është ngjitur në 180 %, sepse pasioni i shqiptarëve për komunikimin është shumë i madh”, deklaroi kryeministri Berisha.

Ndërkaq, kryeministri Berisha tha se Smartfone është mënyra më komode e shfrytëzimit të këtij universi virtual. Çmimet janë ulur disa herë sot por në vendin tonë interneti ka ende një çmim më të lartë se në vendet e tjera për të cilin ai garantoi se do të bëjë gjithçka që shqiptarët ta blejnë me një çmim të ulët atë, duke përmendur materplanin e Postës Shqiptare për hapjen e 1200 pikave me internet falas, i cili do të marrë zgjidhje shumë shpejt në kushte të ndershme.

“Çmimet janë ulur disa herë sot por në vendin tonë dhe ka një komunikim intensiv në të katër anët e vendit. Interneti ka një çmim më të lartë se vendet e tjera dhe qeveria po ndërrmerr një inisiativë, që shqiptarët të blejnë internet me çmim më të lirë. Posta Shqiptare ka një masterplan për të hapur 1200 pika me internet falas”, theksoi Berisha.

SHPËRNDAJE