Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka thënë se shqiptarët kudo që janë përulen para veprës së ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Berisha thotë se është privilegj për të gjithë ata që kanë qenë bashkophës të Rugovës duke e krahasuar ish presidentin me figura të shquara shqiptare dhe të huaja.

“Unë dhe çdo shqiptar patëm fatin e madh të jemi bashkëkohës të këtij Davidi, të ketij Gandi të shqiptareve por edhe të Ballkanit dhe Europes, apo me mirë le të themi të Skenderbeut tonë teë shekullit XX që me “shpatën” e pathyeshme të ideve, çështjen e drejte të shqiptareve në Kosovë, e shndërroi nga një çështje të mendjeve dhe zemrave të shqiptareve, në një çështje të mendjeve dhe zemrave të qytetareve, kongresmenve, qeveritareve dhe presidentit te SHBA dhe vendeve tjera perëndimore”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

Sipas kryeministrit Berisha, Rugova jeton përjetësisht në idealin e bashkimit kombëtarë në Evropë./Indeksonline/

SHPËRNDAJE