“Këshilli Kombëtar Shqiptar çmon lartë angazhimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të Republikës së Kosovës në avancimin e arsimit shqip në Luginë të Preshevës sidomos me rastin  Abetares përr shkollarët e Luginës së Preshevës” thuhet në një komunikatë të zGalip Beqiri, kryetar i i KKSH me seli në Bujanoc, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”

Bujanoc,30 shtator/ AIK-Presheva Jonë

Në këtë drejtim KKSH me theks të veçantë përshëndet edhe kontributin e ambasadorit të shtetit shqiptar në Beograd, Shpëtim Qaushi, rreth abetares dhe teksteve tjera shkollore për nxënësit shqiptarë, nkofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Përkundër  faktit se në opinion janë plasuar disa shkrime mbi gjoja redukimet në këtë tekst të cilat i ka rekomanduar z.Qaushi, konsiderojmë se pohimet e tilla janë të pabaza dhe nuk mbështeten në kritikat profesionale të ekspertëve të literaturës shkollore.

Nuk i takon as subjekteve politike por as individëve  të japin vlerësimet e tyre për tekstet shkollore, por kjo është një e drejtë që mund ta posedojnë vetëm ata që profesionalisht merren me veprimtaritë autoriale dhe botuese. Se abetarja është mirëpritur në shkollat shqipe të Luginës, më së miri dëshmojnë vet punonjësit arsimorë të cilët tanimë kanë filluar t’i mësojnë nxënësit me anë të këtij tektsi.

Kur kësaj i shtohet edhe e dhëna se pikërisht Republika e Shqipërisë ka finansuar botimin e saj, atëherë shtrohet pyetja se s’i mund që shteti amë të bëjë gjithë atë angazhim e që do t’i dëmtonte intersat e bashkombasve të vet e në veçanti të fëmijëve

Republika e Shqipërisë ka dëshmuar gjithëherë edhe me anë të regjistrimit  të studentëve nga Lugina dhe së fundi me tekstet mësimore se është shumë e interesuar të kontribuojë për arsmin shqip në këto treva. Ngjashëm po vepron edhe Republika e Kosovës me anë të Ministrisë së Arsimit në pranimin e studentëve tanë.

Andaj, Këshilli Kombëtar Shqiptarë i fton të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që angazhimet në lëminë e arsimit mos t’i trajtojnë vetëm në aspektin negativ, por të gjithë të angazhohemi sinqerisht e të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve në këtë lëmi, të cilat ska dyshim se janë të shumta, tzhuhet në fund të kësdaj komunikate tëKKSH-së lansuar sot për mas-media.

SHPËRNDAJE