sekkn11Preshevë, 7 shtator  -“Skënderbeu ishte serb historia moderne zbulon të vërtetën në lidhje me origjinën Gjurgja Kastriot!” eshte ky titulli me shume se propagande, qesharake qe sjellin sot gazetat e Beogradit. Keto shkrime quditerisht dalin 24h pas shenjterimit te shqiptares Nënë Tereza ne Vatikan per te cilen gjitha mediat boterore i dhane jehone te madhe kesaj bije shqiptare. Dhe tash serbët sikur “makedoncat” e Titos shpojne bira n’ujë dhe  pretendojnë jo vetem Gonxhe Bujanxhiun, sot Shen Tereza, por edhe Skënderbeun se qenka “sllavë” dhe per cudi se si ky “serb” me emrin Skenderbe paska luftuar per nje shtet, Shqiperi të bashkrua deri ne Nish (?!) qe aktualisht edhe shume vise gjenden nen okupimin sllav?!.,  ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju përgigjur kolegëve ne Boegrad

Mediat serbe duke ju referuar disa histrianeve te tyre ne vazhdim kane shkruar se  “Predrag Petroviq në studimin e origjinës së heronjve më të mëdhenj të shekullit të XV phon se Gjurgja Kastriot ishte një serb..”

“Personaliteti i Skënderbeut është shumë e rëndësishme për historinë e rezistencës kundër pushtuesve otomanë në Ballkan. Besohet se Gjuragj Kastriot ishte një nga digat depërtimin e shpejtë e Islamit në Ballkan. Megjithatë, luftëtar i tij karakteri kundër osmanëve u interpretua tendencioze, si një luftëtar për vetëm ruajtjen e kombit shqiptar, dhe personaliteti i tij është paraqitur si një simbol kombëtar të Shqipërisë, dhe personi ka kontribuar ndjeshëm në krijimin e kombit shqiptar” ka shkruar gazeta serbe “Kurir” transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Madje keto media mbeshtetet edhe tek disa shkrime “analitike” te nje historiani zviceran Oliver Jens Schmitt i cili para ca vitesh kisote provokuar publikun shqiptar me një interpretim të ri të ngjarjeve rreth personalitetit të Skënderbeut. Por qe nga at¨rhere ky historian  nuk ndihet më i gjallë edhe pse shume hisotorian e akademik kishin reaguar dhe kishin kerkuar debat publik, i cili asnjehere s eshte pergigjur, cka  heshtja e tij e jep me se miri pergjigjien rreth orijgines se Sknerbeut , busti i te”cilit gjendet qe nje decenie e me shume ne shtetin e tij pikerisht ne Gjenve, buze liqeni Lac Lamne, ku shkruhet qarte “Heroi Kombëtar Shqiptar Skenderbeu” !

Sidoqote, per fund, keto analiza “shkencore” te ketyre historianëve serbe e nodnje miku te tyre aty -ketu. Pse nga vendet perendimore (Zvicer, Amrike, Belgjike..) ku gjendet busti apo sheshet e  heroit tone kombëtar, nuk e kerkojne qe Skenderbeun ta “konvertojne ” nga shqiptar në “serb” .  Ose, nëse  Beogradi thote se Skendrebeu qenka “serb”, atëhere pse refuzojne Preshevës qe sheshin e tyre ne Bujanoc apo ne Nish ta emërojne me emrin Skenderbeu?!, ka shkruar ne fund agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

SHPËRNDAJE