“UDSH është refuzuar të marrin pjesë  në zgjedhjet post scriptum të 24 qershorit për shkak se partia jonë në dokumentat përkatëse  kemi përdorur gjuhën shqipe dhe alfabetin latinicë si krejt Evropa. Për këtë refuzim sot ka vendusur padrjetësisht komisioni zgjedhor, duke u thirrur nga vendimi i një gjykate serbe. Për këtë vendim të padrejtë ne kemi njoftuar OSBE-në dhe ndërkombëtarët”, ka deklaruar sot për agjencinë informative kombëtare prof.Rexhep Abazi, lider i UDSH-së në Medvegjë.

 

Medvegjë, 15 qershor

 

Zgjedhjet lokale në mbarë Serbinë pra edhe në Luginën e Preshevës, përveq Medvegjës me “shumicë serbe” dhe pakicë të shqiptarvëe ende të padëbuar u mbajtën më 6 maj të këtij viti, ku dikush humbi e dikush fitoi.

Por tash flitet se do të mbahen zgjedhje të reja më 24 qershor, cka kësaj ndryshe s’mund t’i thonë, pos mas pazarit t’molla Shaqirit.. Pra, Anulimi apo shtyerja e tyre u bë , siq thuhet. për shkaqe të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor. Por, në fakt vetëm  Slobodan Drashkoviic mund të dijë pse keto zgjedhje u shynë dhe pse nuk u mbajtën kur u desht më 6 maj.

 

 

Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) me seli në Medvegjë që udhëhiqet nga intelektuali i njohur Rexhep Abazi ka vendosur t’mos  dalin në zgjedhjet e 24 qershorit për shkak se komisioni zgjedhor, në fakt një gjykatë serbe sot zyrtarisht  ka ndaluar pjesëmarrjen e kësaj partie nëzgjedhjet e  24 qershorit.  Për arësyet e ketij refuzimi prof.Rexhep Abazi, kryetar i UDSH-në Medvegjë për agjencinë infromative kombëtare “Presheva Jonë” ka shpjeguar se “ ne nuk do të marrim në zgjedhjet lokale të 24 qershorit të ketij viti, që në fakt është dashur të mbaheshin më 6 maj, por nuk di kush fshihet pas atyre dallavereve, manipulimeve..Neve na është refuzuar të jemi pjesë e proceit zgjedhor,  për shkak se partia jonë në dokumentat përkatëse  kemi përdorur gjuhën shqipe dhe alfabetin latinicë si krejt Evropa. Për këtë refuzim sot ka vendosur komisioni zgjedhor, duke u thirrur nga vendimi i një gjykate serbe. Për këtë vendim të padrejtë ne kemi njoftura OSBE-në dhe ndërkombëtarët”

Në anën tjetër  Jadranka Bozhovic , kryetarja e komisionit komunal zgjedhor në Medvegjë ka deklaruar duke u përpjekur të justifikohet se “dy lista zgjedhore janë refuzuar për shkaqe se në to  janë bërë lëshime në tubimin  e firmave dhe plotësimit të formularëve,..” para, sipas znj. Bozhovic janë refuzuar listat të cilat i kanë propozuar drejtuesit e Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH), cka sipas saj po ashtu “UDSH është refuzuar për shkak se listat e UDSH-së nuk ishin të shkruara në  gjuhën serbe, në alfabetin  cirilic, formularë këto në kundërshtim  me gjuhën zyrtare në Republikën e Serbisë..”

 

Sidoqoftë, disa shoqata shqiptare të Medvegjës dhe disa personalitete të këtyre viseve shqiptare aktualisht në Serbinë Jugore kanë ftuar  shqiptarët të marrin masovikisht në zgjedhjet lokale të 24 qershorit.

 

SHPËRNDAJE