albnannaaPreshevë, 7 shkurt  -Greket ne bashkapunim me qarqet serbosllave  dhe ato antishiptare ne trekëndshin Beograd-Moskë -Greqi analistët dhe mediat e kesaj te fundit kanë reaguar pas intervistës së Koço Danajt, ideatorit të Shqipërisë Natyrale, të dhënë pak ditë më parë agjencis së lajmeve “Presheva jonë”  ku grekët qenkan qmendur te cilat kane shkruar se  “nje shqiptar  i rrezikshem me emrin Koco Danaj paska cenuar integritetin e Greqisë dhe Serbise duke ju grabitur Janinen dhe Preshevën ” ..?!

 

Ai në intervsiten e fundit për agjencine e lajemeve “Presheva jonë” ka deklaruar se “Lugina e Preshevës i takon Shqiperisë se është një territor shqiptar që iu shkëput Shqipërisë Natyrale nga e ashtuquajtura Mbledhje e Londrës së bashku me dhjetëra mijëra kilometra katrore të tjera, siç ishin Shqipëria Verilindore, Shqipëria Lindore nën Maqedoni, Çamëria dhe trojet shqiptare nën Mal të Zi.”

 

Ne vazhdim z.Danaj ka dhene disa fakte: Franca sot konsideron territore të saj një grup ishujsh mijëra kilometra katrore larg Francës në Amerikën Qendrore, si San Martin, Martinikë etj etj, Britania e Madhe konsideron territore të saj ishuj mijëra kilometra larg si ishujt Malvine afër Argjentinës. Ato i quajnë këto si territore “përtej Detit”. Rusia konsideron territor të saj provincën e Konigsbergut (Kaliningradit), mijëra kilometra larg Rusisë. Dhe kjo është konsideruar në përputhje me marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Atehere, sipas Dr.Koco Danaj “Përse të mos konsiderohet e tillë edhe kërkesa për bashkimin e Luginës së Preshevës me Shqipërinë? Vazhdojmë më tej: Krimea zhvilloi referendum dhe u bashkua me Rusinë me pretekstin se në Ukrainë erdhën në pushtet forca nacionaliste dhe ultranacionaliste. Ndërkaq në Beograd, në zgjedhjet e fundit parlamentare erdhën në pushtet forcat ultranacionaliste të Vuçiqit dhe Daçiqit, të cilat zotërojnë 82 për qind të parlamentit serb. Këto forca në të kaluarën shumë të afërt janë të njohura për gjenocidin e tyre ndaj shqiptarëve në mbarë trojet shqiptare dhe veçanërisht në Luginën e Preshevës. Sot synimi i tyre është i ashtuquajturi spastrim “demokratik: i Luginës. Shembulli i qytetit të Medvegjës dhe spastrimi i tij nga shqiptarët pas viteve 2000 e vërteton më së miri strategjinë e ultranacionalizmit serb.”

 

Dhe pas kesja inetrviste për “Presheva Jonë”  greket te isnpiruar nga qarqet serobosllave dhe antishqiptare ne trekndshim Beograd.Moske-Athinë  Koco Donaj e kane cilësuar si nshqiuptari me i rrezikshëm në balllan, kjo për shkak “ndryshimit të kufijve”, ne fakt për permsimin e kufijve! Përmes një analize të publikuar në portalin “Pentapostagma”, analisti Kristos Valkanios ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Koço Danajt, ndërsa ka shtuar se Shqipëria po synon zgjerimin e kufijve. “Koço Danaj është një nga nacionalistët shqiptarë më të rrezikshëm. Ai është iniciator i Shqipërisë Natyrale, domethënë Shqipërisë së Madhe, ku përfshihen përveç Kosovës edhe territore të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

 

SHPËRNDAJE