ska-pasPreshevë/Beograd   -“Në Nish është arritur marrëveshja në parim ndërmjet kryeministrit të Serbisë Aleksander Vuçiq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe liderëve të Luginës së Preshevës, për t’i furnizuar me tekste nxënësit në Luginë dhe njohur diplomat”. Ishin keto disa shrime te disa portaleve dhe  deklarata te liderëve nga Presheva, pas kthimit te tyre nga Nishi e Beogradi. Por, duket senuk ishte bash ashtu, sepse autoritetet  serbe sot kane deklaruar pak me ndryshe për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Forumi i Beogradit pa marrëveshje mes Vucicit dhe Ramës për Luginën. Në Beograd dhe Nish liderët nga Presheva për Ramen dhe Vucicin bënë 160 km për 3 deklarata dhe tri fotografi..

suzannaaNe forumin e Beogradit qe u mbajt javën qe shkoi ne kryeqytetin serb dhe në Nish me nikoci Aleksnader Vucic, ku mori pjesë dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama e me pas edhe lidere nga Lugina e Preshevës duke se ishin me teper takime per fotografi, shtringim duarsh apo ndërrim te kartvizitave.

Themi kështu sese burimet zyrtare nga Beogradi thone se nga vizita e Ramës dhe liderëve nga Presheva ne beogard e as Nish nuk ka pasur kurrëfare marrveshje qe ka te bëjnë me tekstet shkollore apo me diplomat për shqiptaret ne Luginën e Preshevës

Në forumin e  Beograd e as në Nish ku mori pjese dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka pasur gurrefare marrëveshje as gojore e as të nënshkruar me k ryemnistritn tone Vucic, gjegjesisht mes Beogradit dhe Tiranës..” kështu ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” znj. Suzana Vasileviç shefe e kabinetit të qeverisë serbe duke demantuar disa zëra dhe portale se gjoja “ishte arritur marrëveshje mes Rama-Vucic, për tekstet shkollore dhe diplomat për shqiptarët Luginë” Te njejtne gje e ka kofirmuar edhe znj.Dragica Gavrilovic, zedhënëse e Ministrisë së e Arsimit ne Qeverinë e Serbisë.

Sipas shefes se kabinetit “kryeministri Vucic me liderët e Preshevës ka qëndruar krejt pak minuta me te cilet  vetëm është përshëndetur dhe kanë marrur nje fotografi për kujtim..”

 

Znj . Vasileviç madje shkrimet e disa portaleve rreth kesaj “marrëveshje” me Rames dhe Vucici i ka cilësuar spekulative si deklaratat e liderëve si fushate dhe për ta mbuluar “biletën”  e rrugëtimimit dy ditor Preshevë-Beograd-Preshevë-Nish për një fotgrafi apo shtrëngim  dore me Vucicn ?!

 

SHPËRNDAJE