Në Beograd përfundoi konferenca njëditore mes palës serbe dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal nga Lugina e Preshevës

   Përfaqësuesit e delgacionit shqiptare nga Lugina e Preshevës, pas kësaj konference në Beograd  i kanë deklaruar AIK “Presheva Jonë” se takimi ishte interesant, por do të ishte edhe më interesant sikur edhe ministrat e qeverisë serbe t’i kishin dëgjuar hallet dhe politikën diskriminuese të regjimit të Beogradit që ushtrohet me vite të tëra mbi shqiptarët etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Beograd, 20 prill/ AIK-Presheva Jonë

Nën organizimin e shoqatës së gazetarisë hulmutuese BIRN me seli në Beograd sot është mbajtur takimi i dytë i radhës mes përfaqësuesve të qeverisë serbe dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal nga Lugina e Preshevës dedikuar zhvillimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.  Në këtë takim me moton “Integrimet mes parimeve demokratike dhe etnike” pos autoriteteve serbe dhe disa organizatave joqeveritare (ONG) nga pala shqiptare nga Lugina e Preshevës prezentuan thuajse i tërë spektri politik i pushtetit lokal nga tri Komunat e Luginës së Preshvës si dhe pala serbe, minsitra e përfa¨qesues tjerë të qeverisë. 

Në  ketë konferencë në Beograd nga pala serbe morën pjesë tre ministra dhe përfaqësues tjerë të lartë nga qeveria serbe si : Ivica Dacic, ministër i Punëve të Mbrendshme si dhe dy ministrat,  ai për arsim  Obradanovic dhe ai i pushtetit lokal Markovic. Ndërsa, nga pala shqiptare, rrespektivisht nga përfaqesuesit e pushtetit lokal nga Lugina e Preshevës ishte një delegacion prej mbi 10 personalitesh si: Riza Halimi, deputet gjithpopullor,  Shaip Kamberi kryetar i Komunës së Bujancoit, Ragmi Mustafa kryetar i  Komunës së Preshevës, pastaj Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit, Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së si dhe përfaqësues të organizatave tjera joqeveritare (ONG) nga keto treva. Do theksuar se në ketë konferncë mes qeveritarëve serbë dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal ga Lugina e Preshvës prezentuan edhe ndërkombëtarët, gjegjësisht nga misionet diplomatike të akredituar në Beograd.

Pas diskutimeve të minsitrave serbë, ata si zakonisht premtuan për përmisimin e situatës në Luginën e Preshevës, por asgjë nuk dhanë konktete, bile as nuk patën kohë t’i dëgjojnë mysafirët e ftuar nga Lugina e Preshevës të cilët pas diskutimeve të tyre “rafall” ikën dhe e lëshuan sallën. Ket gjest të ministrave serbë z.Galip Beqiri nga KKSH për AIK “Presheva Jonë” e vlerësoi të ulët dhe se “nuk ishte e hijshme një sjellje  e tillë megjithse unë i kuptoj minsitratë serbë, sepse nuk ishte mirë për ta që para ndërkombëtarëve në sallë të dëgjonin fjalimee liderëve nga Kosova Lindore për poilitikat antishiptare qe po i zhvillon regjimi i Beogradit këto vitet e fundit..”  Sikur Riza Halimi edhe krytari i Bujanocit dhe ai i Preshevës z.Kamberi dhe z.Mustafa prezentuan qëndrimet e tyre duke shpjeguar për situatën dhe problemet që qytetarët e Preshevës, Bujancoti dhe Medvegjës po ballafaqohen viteve të fundit, të cilët krahas krizave ekonomike dhe sociale mbi ta po zhvillohet presione dhe politika diskriminuese nga ana e  Serbisë. Përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës për të pranishmit në sallë, para ndërkombëtarëve  kanë folur dhe reaguar ashpër kudër politikave antishipatre të Beogradit, në veqanti rreth mosnjohjes së diplomave të studentëve të këtyre trevave ga Rapublika  e Kosovës, pastaj për arrestimet dhe burgosjet, dënimet  arbitare të të rinjëve shqiptarë si dhe për problemet tjera të materniteti dhe lëvizijes së lirë, pensioneve etj…

Përfaqësuesit e delgacionit shqiptare nga Lugina e Preshevës, pas kësaj konference në Beograd  i kanë deklaruar Agjencisë Informative Kombëtare  “Presheva Jonë” se takimi ishte interesant, por do të ishte edhe më interesant sikur edhe ministrat e qeverisë serbe t’i kishin dëgjuar hallet dhe politikën diskriminuese të regjimit të Beogradit që ushtrohet me vite të tëra mbi shqiptarët etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

SHPËRNDAJE