Gjykata e Apelit në Versailles ka refuzuar kërkesën e Karim Benzemas që të jetë i lirë të bëjë thirrje private telefonike, raporton agjencia e lajmeve “AFP”.

Sulmuesi i Real Madridit mbetet nën hetime në lidhje me tentimin e shantazhit ndaj bashkëlojtarit të Francës, Mathieu Valbuena në lidhje me një xhirim seksual. Por, ai kishte shpresuar se hetimet do të bien poshtë, derisa ndodhi e kundërta, përcjell “lajmi.net”.

Por, avokati i Benzemas, Sylvain Cormier ka insistuar në pafajësinë e klientit të tij.

“Nuk ekziston asnjë dëshmi e fajit, ai nuk ka bërë asgjë”, deklaroi ai.

SHPËRNDAJE