Zv.kryeministri  i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, konfirmon zyrtarisht njohjen e 80 për shtetin e Kosovës, nga Republika e Beninit.

Prishtinë, 19 gusht / AIK-Presheva Jonë 

Njohja nga Benini i është dorëzuar sot zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli nga Presidenti i Beninit Yayi Boni gjatë një takimit zyrtar. Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të zotit Pacolli në kuadër të diplomacisë së tij në shtetet veq e veq. Gjatë ditës ju dërgojmë edhe notën verbale të njohjes.

Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin.

Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo. Benini ka një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash, me rreth 9 milion banorë.

Aktivitetet lobuese të zotit Pacolli do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me që rast për njohjet do të informoheni me kohë.

SHPËRNDAJE