Deputeti nga rradhet e Partise Demokratike te Kosoves, z. Bekim Haxhiu duket se nuk e ka poziten me te mire te mundshme ne raport me institucionet ku ka vepruar e vazhdon te veproje.

Ai duket se i ka acaruar mjafte raportet me PDK-ne, duke qene ne nje lufte te hapur politike kunder Sami Lushtakut e ne perkrahje te Bekim Jasharit.

Ne studio televizive eshte diskutuar perjashtimi i z. Haxhiu nga PDK, per cka vete deputeti tha se do te ishte krenari e kenaqesi per te nese perjashtihet nga PDK-ja, nderkohe qe humbja e Bekim Jasharit ne garen per komunen e Skenderajt, duket se do ta demtoje mjafte edhe poziten e z. Haxhiu, pasur parasysh ketu gjithe angazhimin e ketij te fundit per ta perkrahur z. Jashari.

Duke e dite tendencen e vazhdueshme te deputetit Haxhiu qe te kete ndikim edhe ne sport, konkretisht ne futboll e ne federate, do te shohim nese me te njejtin zelle sikur deri tani, z. Haxhiu do te angazhohet kunder kryetarit aktual te FFK, z. Agim Ademi ne zgjedhjet e ardhshme qe mbahen atje ne veren qe po vjen.

 

SHPËRNDAJE