isacolalaKarta e djegur e liberalizimit të vizave

“Tani është koha që ne të përmbushim edhe kushtin e fundit të mbetur, që është ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës, dhe sa më shpejt që të përmbyllet kjo çështje, dinamika kohore dhe hapat proceduralë brenda mekanizmave vendimmarrës të Bashkimit Evropian, do të mundësojnë të përmbyllet tërë procesi brenda këtij viti dhe të fillojë lëvizja pa viza e qytetarëve të Kosovës në vendet anëtare të zonës Schengen”, kanë thënë nga Zyra për Informim e MIE-së.

Qytetarët e Kosovës në muajin maj morën propozimin për heqjen e vizave nga Komisioni Evropian, por ky vendim duket se nuk është shumë shpresëdhënës. Kjo pasi qytetarët e Kosovës po vazhdojnë me avazin e pritjes para ambasadave në Prishtinë për të udhëtuar jashtë Kosovës. Që nga muaji maj kanë dalë konkluzione të ndryshme sa i përket heqjes së vizave për Kosovën. Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, herë pas herë, ka dalë publikisht duke i premtuar qytetarëve liberalizim vizash në kohë record.

Së fundi raportuesja e Parlamentit të Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon ka marrë vendimin për shtyrjen e votimit për vizat për Kosovën për datën 5 shtator, në vend të gjysmës së korrikut, siç ishte paraparë. Kjo ka zemëruar pamasë qytetarët e Kosovës, duke ia humbur sërish shpresat se një ditë do të udhëtojnë të lirë drejt Evropës.

Pavarësisht radhëve të gjata para ambasadave, Ministria e Integrimeve Evropiane ka thënë për gazetën “Bota sot”, se procesi i liberalizimit të vizave mund të përmbyllet këtë vit, por duke e përmbushur kushtin e fundit të mbetur që është ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës.

“Tani është koha që ne të përmbushim edhe kushtin e fundit të mbetur, që është ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës, dhe sa më shpejt që të përmbyllet kjo çështje, dinamika kohore dhe hapat proceduralë brenda mekanizmave vendimmarrës të Bashkimit Evropian, do të mundësojnë të përmbyllet tërë procesi brenda këtij viti dhe të fillojë lëvizja pa viza e qytetarëve të Kosovës në vendet anëtare të zonës Schengen”, kanë thënë nga Zyra për Informim e MIE-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

SHPËRNDAJE