Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha  ka folur rrethë  asaj që mbrëm në një emision derisa e ka komentuar situatën politike në vend, në një moment, kryetarin e LDK-së e ka quajtur “xhenaze politike” duke i dhënë shpjegimet se pse mendon ashtu.

Reagimin nga LDK e ka bërë deputeti Naser Rugova i cili ndër të tjera z. Berisha e ka quajtur “analfabet të diplomuar” duke tentuar ta bëjë të pa rëndësishëm si figurë politike.

E rrethë kësaj që ka thënë deputeti Rugova për z. Berisha, ky i fundit ka thënë se “Unë nuk i komentoj deklaratat e Naser Rugovës sepse është trashëgimtari më i dobët i familjes Rugova. Në kohën kur Ibrahim Rugova ka bë përpjekjet e veta për liri, disa kanë mbrojtë Jugosllavinë dhe bashkim vllaznimin . Me refrenin e njejtë tipat e Naser Rugovës nuk do të marrin vota më”.

Më tej z. Berisha ka thënë se edhe ai ka “hise” në LDK-në e përpjekjeve të mëdha për liri dhe pavarësi, kurse historia e këtyre të ditëve që po i jetojmë, nuk më bëjnë përshtypje. “Edhe njëherë, Isa Mustafa është i pa energji, nuk ka cka ti ofrojë më tutje politikës në Kosovë, ky është kuptimi i asaj që jam shpreh mbrëm, edhe pse dikush tenton ta shtrembëroj”.

SHPËRNDAJE