Bruksel, 9 mars -Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar rezolutën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e harmonizuar me grupet tjera parlamentare, e cila kërkon lirimin e menjëhershëm të ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.

Pas kesaj rezoluta ka reaguar Brukseli, ka reaguar menjëhere. Ne nje deklarate te zëdhëneses znj. Maja Kocijanic dhënë agjencise se ljameve “Presheva Jonë”  ka thënë se “rezoluta ne fjalë nuk i kontribuon normalizimin e marrëdhënieve dhe nuk është në përputhje me angazhimet e marra nga Kosova.”

– Bashkimi Evropian ka njoftuar të enjten se rezoluta e Kuvendit të Kosovës me të cilën bëhet thirrje për pezullimin e dialogut me Beogradin, nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë dialogun.

“Rezoluta e miratuar në Parlamentin e Kosovës me të cilën bëhet thirrje përpezullimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk është në pajtim me atë me të cilën Kosova në mënyrë konstante është angazhuar”, tha zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiç.

Ajo shtoi se Kosova gjithmonë ka qenë fuqishëm e angazhuar ndaj dialogut dhe normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Serbinë për shkak të qytetarëve të saj dhe për shkak të kësaj progresi në dialog është parakusht në avancimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.

Ne vazhdim zyrtarja e BE-së Kocijanci ka dhe  kete mesazh autortietve te Prishtinës  “U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë në mënyrë konstruktive të angazhohen në dialog, të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e deritanishëm dhe në këtë mënyrë të ecin përpara si në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, po ashtu edhe në perspektivën evropiane”

SHPËRNDAJE