Pak do të kishin parashikuar se heroi i fundit për të bërë që zemrat zvicerane të mbushen me krenari do të quhej Xherdan Shaqiri, për të mos përmendur emrat e bashkëlojtarëve Valon Behrami, Granit Xhaka, Haris Seferoviç dhe Admir Mehmedi. Ky është komenti që bën BBC, duke u kushtuar vëmendje lojtarëve me origjinë shqiptare.
BBC thotë gjithashtu se ata janë të gjithë myslimanë, në një vend që kohët e fundit ka votuar për të ndaluar minaret. Janë të gjithë emigrantë apo fëmijët e emigrantëve në Zvicër, ku votuesit në shkurt kanë votuar kundër emigracionit. Zvicra nuk parashikoi dot shpërbërjen e Jugosllavisë, luftës civile në Bosnjë, ose e krizës në Kosovë, ku erdhën Shaqiri, Xhaka, Behrami e të tjerë. Dhe tani këta emigrantë janë yjet e Zvicrës.
(d.d/E.Ilnica/BalkanWeb)