Bayern Munchen mezi ka arritur që ta nxjerrë një barazim sonte në Red Bulla Arena kundër Salzburgut në Austri. Adamu (21) shënoi për Salzburgun kurse barazoi në fund të ndeshjes Coman (90) për Bayernin

Bayern Munchen ishte afër një humbje sonte në Salzburg të Austrisë por u deshën të kalojnë 90 minuta që ata ta shmangin humbjen.

Lexo Edhe:
Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Bayern Munchenin, të cilët sulmuan që në minutën e 10-të me anë të Serge Gnebry por goditja e tij në këndin e majtë pritet nga portieri Kohn.
Por, pas këtij rasti ishin austriakët që ishin më këmbëngulës.

Kështu ata do të kalojnë në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes. Brenden Aaronson do të bënte një kalim të mahnitshëm të dy mbrojtësve të Bayernit për të pasuar për Adamu i cili shënoi një gol të bukur për t’i kaluar vendasit në epërsi.
Bayerni reagoi në minutën e 30 me Sane që pati një mundësi të mirë për të shënuar por ai goditi jashtë, shumë afër shtyllës së majtë të portës së Salzburgut.

Në minutën e 45-të u mendua se Bayern shkaktoi penallti por gjyqtari Michael Oliver pasi shikoi VAR nuk akordoi penallti për vendasit.

Edhe pjesa e dytë nisi me një mundësi të mirë për Salzburgun kur Seiwald goditi fuqishëm por Ulreich priti për ta dërguar topin në rivënie nga këndi.

Rasti ideal për Bayernin erdhi në minutën e 73-të nga Coman por ishte prapë Kohn, portieri i Salzburg, që bëri një pritje të mahnitshme.

Bayern e rriti presionin dhe Sane e Gnabry për pak sa nuk shënuan në minutën e 76-të.

Talenti gjerman, Adeyemi nga Salzburg do të rrezikonte portën e bavarezëve në minutën e 80-të por prapë priti Ulreich por Adamu do të rrezikonte përsëri kampionët gjerman një minutë më vonë.

Kur mendohej që ndeshja do të përfundonte me një fitore të madhe të austriakëve, kështu nuk mendoi Bayerni.

Thomas Muller do ta pranonte mirë një krosim në zonë për të pasuar për Kingsley Coman që barazoi rezultatin në minutën e 90.

Pesë minuta shtesë nuk sollën ndërrim të rezultatit dhe emri i të kualifikuarit në çerekfinale pritet të zbulohet në Allianz Arena. /GazetaExpress/

SHPËRNDAJE