Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të Bashkësisë Hebraike të Kosovës, të prirë nga z.Votim Demiri, kryetar i bashkësisë.

Drejtuesit e Bashkësisë Hebraike të Kosovës e njoftuan Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimet e kësaj shoqate. Ata e vlerësuan si shumë të rëndësishëm aktin e nënshkrimit me SHBA të protokollit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Presidentja Jahjaga i përgëzoi drejtuesit e Bashkësisë Hebraike të Kosovës për punën dhe për kontributin e tyre dhe u ofroi mbështetjen e saj dhe të institucioneve të vendit.

Drejtuesit e Bashkësisë Hebraike të Kosovës i dhanë Presidentes Jahjaga një mirënjohje për kontributin e dhënë në mbrojtjen e trashëgimisë hebraike në Kosovë.

SHPËRNDAJE