Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të diskutojnë të premten për murin e ndërtuar në anën veriore të urës së Ibrit.

Seanca është caktuar për orën 14:00, ndërsa paraprakisht presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të mbajë fjalimin vjetor.

Por gjatë seancës së sotme të kuvendit, nënkryetari Sabri Hamiti i është referuar murit si kufi, ndërsa ka paralajmëruar që diskutimet për të do të zhvillohen nesër.

Muri në anën veriore të Ibrit u ndërtua nga serbët, me pëlqimin e liderëve lokal, ndërsa është kundërshtuar ashpër nga qytetarët dhe spektri politik shqiptar

SHPËRNDAJE