Sa herë është folur për Gjykatën Speciale, ish-deputeti, Milaim Zeka, ka qenë një prej atyre që ka dhënë parashikime se kush do të ftohet e kur do të ftohet.

Kreu i PEK-ut ndërkohë sot ka thënë se ftesë nga Specialja i ka ardhur edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit, në të njëjtën ditë që i ka ardhur edhe Rexhep Selimit.

Një gjë të tillë Zeka e ka thënë për portalin e vet “Parrottla” ka thënë se gjithashtu nga informacione që kishte marrur jo zyrtarisht ishte thënë se të paktën për një vit Hashim Thaçi nuk do të ishte cak i Speciales.

Sipas tij, së shpejti, ftesat do ti marrin edhe shumë përfaqësues të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Agim Çeku etj

SHPËRNDAJE