Kampioni në fuqi padyshim se ia ka marrë zemrën ”mbretërve”. Katalunasit janë më të mirë dhe me fitoren në Santiago Bernabeu me rezultat 3:1 kalojnë në pozitën e parë me 37 pikë falë një takimit më shumë se Reali që është i dyti me aq pikë.

Barcelona është Barcelonë. Ata nuk e njohin fare Realin se luajnë në Santiago Bernabeu apo në Nou Camp. Barcelona, kampion në fuqi, shënoi fitore me rezultat 3:1 në midis Santiago Bernabeut, duke shokuar të tërin Realin, në ndeshjen e javës së 15-të të Kampionatit të Spanjës në futboll. Dy rivalë të përbetuar e të përjetshëm dëshmuan angazhim e lojë jashtëzakonisht të mirë në derbin e madh botëror. Si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër patën rastet e veta. Real Madridi në krye me Cristiano Ronaldon në 45 minutat e parë u munduan disa herë të sfidojnë portën e portierit Valdes, ndërsa Barcelona nëpërmjet Lionel Messit e Alexis Sanchez prore të rrezikshëm për “mbretërit. Mbi 80 mijë shikues të tubuar në Santiago Bernabeu pothuajse panë edhe golin më të shpejt. Pas 22 sekonda lojë portieri Valdes bën gabim trashanik, duke tentuar që t’ia pason topin ndonjë bashkëlojtarit, gabimisht e ka dërguar deri të Di Maria, ky i fundi me dinakëri ka vepruar duke e gjetur Karim Benzeman mjeshtërin e golave dhe mposhti katalunasit, 1:0. Në minutën e 7-të Messi ka pasur rast ideal që të barazoi rezultatin, por portieri Casillas me vetëmohim ka ndërhyrë dhe shpëtoi portën. Reali ka sulmuar me të gjitha forcat, por jo edhe të shkathët që të shtojnë epërsinë. Messi për bukuri e ka gjetur Sanchezin, një futbollist sa temperament, aq edhe i lëvizshëm, nga 17 metra me mençuri ka dërguar gjuajtje sa të fortë,aq edhe të saktë, 1:1 pikërisht në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat futen në fushë me synim për fitore, megjithëse edhe fusha ka qenë mjaft e rrëshqitshme, njofton Bota Sot


Në minutën e 52-të nga një veprim jo aq premtues, Xavi ka dërguar goditje mjaft të fortë, e cila është devijuar nga mbrojtësi Marcelo dhe shënoi autogol, 1:2.
Gol që “tronditi” tifozët vendas dhe vet trajnerin Jose Mourinho dhe nga ana tjetër ishte një gëzim i papërshkrueshëm te Barcelona. Një ndeshje me ngarkesë të madhe psikike te të dy rivalë, por katalunasit në disa raste ishin më dinak dhe të shkathët. Në minutën e 63-të Lionel Messi nga gjuatja e lirë rreth 22-23 gati sa befasoi Casillasin, por për fat të tij topi shkoi jashtë portës. Pas një minute vendasit patën një rast të mirë, por Ronaldo nga një pozitë e pastër nga afërsia me kokë gjuajti jashtë portës. Në minutën e 66-të Alves – Fabregas, një veprim sa i mirë aq edhe rrëqethës për vendasit. Fabregas për bukuri ka vepruar dhe shënoi për 1:3, duke heshtur tërë stadiumin. Barcelona edhe njëherë dëshmoi se është më e mirë se sa Reali. Një fitore e madhe e katalunasve, e cila e kalon në pozitën e parë me 37 pikë në saje të goldallimit më të mirë se Realit që ka vendin e dytë me 37 pikë. Duhet shtuar se Barcelona ka edhe një ndeshje më shumë se sa “mbretërit”. Barcelona është bërë “macja e zezë” për Realin. Mourinho nuk ka ide se si të gjejë edhe formulën që ta gjunjëzoi Barcelonën e trajnerit më të suksesshëm, Pep Guardiola, që ruajti nervat që nga minuta e parë dhe me këshillat e tij edhe përmbysi epërsinë e vendasve.

Real Madrid – Barcelona 1:3 (1:1)
Stadiumi Santiago Bernabeu, Madrid.
Shikues: 80.000.
Kartonat e verdhë: Alonso, Diarra, Pepe, Di Maria – Messi, Sanchez, Pique.
Shënues: Benzema (1′) – Sanchez (30′), Marcelo (autogol 52′), Fabregas (66′) .
Real Madrid: Casillas, Fabio Coentrao, Pepe, Sergio Ramos, Marcelo, Xabi Alonso,
Diarra (Khedira 62′), Di Maria (Higuain 68′), Özil (Kaka 58′), Cristiano Ronaldo dhe Benzema.
Barcelona: Valdes, Dani Alves, Pique, Puyol, Abidal, Busquets, Xavi, Iniesta (Pedro 89′),
Sanchez (Villa 84′), Messi dhe Fabregas (Keita 78′).

SHPËRNDAJE