barca_1481193883-7125628

Barcelona do ta nderoj skuadrën braziliane, Chapecoense, e cila humbi pjesën më të madhe të ekipit pas një aksidenti ajror

Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Barcelona e ka ftuar skuadrën braziliane Chapecoense që të merr pjesë në edicionin e ardhshëm të Gamper Trophy Joan, i cili do të mbahet në gusht të vitit 2017, përcjell Express.

Kampioni i Spanjës ia ka bërë këtë ftesë Chapecoenses, pasi kjo e fundit humbi pjesën më të madhe të ekipit pas një aksidenti ajror, derisa ishin duke fluturuar drejtë Kolumbisë për të luajtur ndaj Atletico Nacionalit në Copa Sudamericana. /Express/

 

SHPËRNDAJE