Prishtinë, 03 Prill  -Tash e disa vite me radhe banoret e fshatit Qikatove e vjeter e Drenasit jane ne  telashe te medha me shpronsimin e tokave private te tyre nga ana e Ferronikelit pa u kompenzuar ato.

Agjensia Informative Presheva jone, sot ishte ne Çikatove te  vjeter per te pare me afer problemet e ketyre banoreve qe jane mjafte shqetesuese ,me faktin siq edhe u shprehen banoret e ketij fshatit,  problemet me fabriken e Ferronikelit kan filluar shume vite me heret, mirpo koheve te fundit kah i ketyre problemeve  po iu paraprin edhe i pari i komunes Z. Ramiz Lladrovci.

Banoret u shprehen se  hiq me larg se dy dite me pare parcellat e tyre ishin te rrethuar nga policia ku edhe ata ishin te urdheruar me ane te radiolidhjeve   per ti arrestuar fshataret te cilet ishin ne mbrojtje te tokave te tyre.  Ata thone se ndihen te rrezikur dhe friksuar per kete gjendje qe duket te jete mjafte shqetesuese.

E ne mbeshtetje te ketyre banorve ishte edhe nenkryetarja e parlamentit te Kosoves deputetja e PSD-së  Aida Derguti. 

Derguti zhvilloi debat me banoret e ketij fshati duke i inkurajuar ata qe te mos heqin dore nga kerkesat e tyre deri ne zgjidhjen e problemit.   (Mirjetta Ahmeti)

SHPËRNDAJE