thashii81 deputet ishin në seancë gjatë votimit të tretë për President të Kosovës. 10 fletëvotime u shpallën të pavlefshme, ndërsa për Thaçin President votuan 71 deputetë. Hashim Thaçi do të jetë president i Kosovës për pesë vjet të ardhshme.

Nën masa të rrepta të sigurimit për brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, përherë të parë Kosova shpalli një president në tension.

Thaçi do të marri pozitën e shefit të shtetit me datë 7 prill, një datë pasi t’i përfundoj mandati presidentes aktuale Atifete Jahjaga.

Kryetari i PDK-së është zgjedhur tek në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës. Në të dyja raundet e para Thaçi nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme. Zgjedhja e Thaçit u vu në pikëpyetje në votimin e parë, pasi 27 prej fletëvotimeve ishin të pavlefshme.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit po vazhdon me procesin e votimit të raundit të tretë.

Deputetët janë mbledhur në sallë për të filluar votimin.

Në dy raundet e para pretendenti kryesor për president Hashim Thaçi nuk ka marrë votat e mjaftueshme ashtu siç kërkohen në bazë të procedurave për zgjedhjen e presidentit.

Në raundin e parë Thaçi ka marrë vetëm 50 vota ndërsa në të dytin ka marrë 14 vota më shumë, 64 vota të deputetëve.

Në seancë po marrin pjesë 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Në seancë është edhe deputeti i VV-së Fisnik Ismajli i cili ka dominuar për anëtar të komisionit të votimit Ilir Dedën.

Ai në raundin e parë ishte anëtar i komisionit ndërsa në raundin e dytë është tërhequr.

SHPËRNDAJE